Tensione në Komisionin e Ligjeve/ Ristani kërkon dorëheqjen e Metës, Xhafaj: Flisni pas drejtësisë

Publikuar tek: politike, më 10:55 11-03-2015 Tensione në Komisionin e Ligjeve/ Ristani kërkon dorëheqjen e Metës, Xhafaj: Flisni pas drejtësisë Komisioni i Ligjeve

Është tensionuar edhe mbledhja e sotme në Komisionin e Ligjeve në Kuvend. Deputetët e opozitës kanë kërkuar, si gjithnjë gjatë këtyre ditëve, dorëheqjen e Ilir Metës por kreu i  komisionit Fatmir Xhafaj u ka thënë se nuk është koha për të folur tani, por të presin vendimin e drejtësisë.

“Nuk mund të ketë axhendë pa folur ju për Metën, të paraqitet para drejtesise dhe jo si kryetar Kuvendi. Duhet të dorëhiqet Meta, u bë disa seanca që kemi qëndrim të qartë, sepse Prokuroria duhet të hetojë e lirë. Ai e  dha dorëheqjen para 4 vjetësh kur u kap me bllok në dorë.‘’, ka thënë Arben Ristani gjatë mbledhjes së komisionit.

Fatmir Xhafaj ka replikuar duke i thënë se duhet të flasë pasi drejtësia ta thotë fjalën e saj “ Pasi të flasë drejtësia, mund të flisni dhe ju’’, u ka thënë Xhafaj deputetëve të opozitës.

Opozita ka kërkuar në Kuvend dorëheqjen e Metës, ndërkohë që nesër ka planifikuar të protestojë për këtë çështje. Nesër priten debate të ashpra edhe në seancën parlamentare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: BE është e tronditur nga çështja “Doshi”
Vasili: PD të bëjë protesta, po Meta nuk dorëhiqet kurrsesi »
Article Logic
Execution time: 0.05582594871521
array(1) { ["section"]=> string(100) "tensione-ne-komisionin-e-ligjeve-ristani-kerkon-doreheqjen-e-metes-xhafaj-flisni-pas-drejtesise-5514" }