Tensione në Kuvend, Mediu dhe Bitri rrezikojnë të përplasen fizikisht, ndërpriten pamjet

Publikuar tek: politike, më 15:43 11-06-2015 Tensione në Kuvend, Mediu dhe Bitri rrezikojnë të përplasen fizikisht, ndërpriten pamjet

Një debat i ashpër është zhvilluar në Kuvend midis deputetit të Patrisë Demokratie Fatmir Mediu dhe deputetit të LSI, Robert Bitri.

Shkak për debatin që ka rrezikuar të përfundojë në konfrontim fizik është bërë denoncimi nga LSI për shtimin e numrit të votuesve në Vorë nga kandidati i PD-së.

Fillimisht Fatmir Mediu i është drejtuar deputetit të LSI, Bitrit: “Hajde dalim jashtë, ta tregoj unë ty”.

Më pas, Mediu është konfrontuar në debat të ashpër edhe me Luan Ramën duke i thënë “Ik ore bastard”.

Është dashur të ndërhyet  për shmangien e konfrontimit fizik mes deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Pamjet janë ndërprerë menjëherë nga regjia qendrore e Kuvendit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Revoltohet Topalli në Kuvend: Ku prostituta, burra dhe gra flasin për moral, aty nuk ka më shpresë
Publikohet spoti elektoral i Gjergj Bojaxhi (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.014193773269653
array(1) { ["section"]=> string(92) "tensione-ne-kuvend-mediu-dhe-bitri-rrezikojne-te-perplasen-fizikisht-nderpriten-pamjet-13301" }