Tensione në Pukë, pas kërcënimit ditën e djeshme, sot përplasen militantët

Publikuar tek: politike, më 14:40 05-06-2015 Tensione në Pukë, pas kërcënimit ditën e djeshme, sot përplasen militantët Puka

Një incident elektoral ka ndodhur para disa minutash në qytetin e Pukës ku mbështetësit e kandidatit të majtë dhe atij të djathtë janë përplasur me njëri tjetrin me sharje, ngjarje që ka rreazikuar të shndërrohet në një përplasje fizike.

Shkak i konfliktit mendohet të jetë bërë një denoncim nga kryetari i Komunës Gjegjan, Ndue Cara për manipulim vote dhe kërcënimi që ai ka marrë pas denoncimit. Sipas Partisë Demokratike dega Pukë, kryetari i Komunës Gjegjan, Ndue Cara, ka denoncuar në Policinë e Pukës tentativën për manipulim votash si dhe punimet që po kryhen për efekt elektoral. Menjëherë pas denoncimit në polici, Ndue Carës i kanë kërcënuar nipin dhe disa të afërm të tjerë

Ngjarja ka ndodhur gjatë takimit të rastësishëm midis sy shtabeve të Partisë Socialiste dhe Demokratike. Sekretari i Partisë Demokratike në Pukë, Ferit Ringa ndodhej në një lokal me disa mbështetës të PD-së, në ambientet e lokalit kanë qenë të pranishëm edhe mbështetësit e Partisë Socialiste, çka ka çuar në tensionimin e situatës. Fatmirësisht të pranishëm kanë qenë edhe dy kandidatët Gjon Gjonaj dhe Rrok Dodaj që kanë ndërhyrë për të qetësuar mbështetësit duke shmangur konfrontimin fizik midis mbështetësve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kurbini mbetet pa kandidat të djathtë. Reagon Altin Biba: Askush s’më mban dot në garë me zor
Dekriminalizimi, ambasadori Lu vlerëson procesin: Ka ende kandidatë me të kaluar kriminale »
Article Logic
Execution time: 0.051060914993286
array(1) { ["section"]=> string(78) "tensione-ne-puke-pas-kercenimit-diten-e-djeshme-sot-perplasen-militantet-12774" }