Tensionet mes studentëve e policisë, Basha: Shkelje flagrante e lirisë për të protestuar

Publikuar tek: aktualitet, më 13:38 11-01-2019 Tensionet mes studentëve e policisë, Basha: Shkelje flagrante e lirisë për të protestuar

Kreu i Partisë Demokratike ka dënuar ndërhyrjen e policisë së shtetit në ambjentet e Fakulteteve të Ekonomisë e Drejtësisë pas ngujimit të studentëve.

 Nga tryeza për lirinë e medias, Basha i ka bërë thirrje policisë që të largohet nga fakultet, pasi nuk e lejon ligji. Basha tha se policia është në shkelje të plotë të ligjit dhe ka dhunuar studentët. “Dua të dënoj këtë dhunë dhe të bëj një mesazh të qartë të gjithë policëve nga më i thjeshti tek Edi Rama.

“Polica nuk ka të drejtë të hyjë në universitet, përveç se në raste emergjente. Është një shkelje flagrantë e lirisë për të protestuar, por në shkelje të ligjit Edi Rama po përdor dhunë policore të kombinuar me policinë e Safet Gjicit. Sot shteti është shteti privat i Ramës. Dua të dënoj këtë dhunë dhe të bëj një mesazh të qartë të gjithë policëve nga më i thjeshti tek Edi Rama”, u shpreh Basha.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022095918655396
array(1) { ["section"]=> string(93) "tensionet-mes-studenteve-e-policise-basha-shkelje-flagrante-e-lirise-per-te-protestuar-148363" }