Tensionet në PS/ Nuk u arrit paqja në drekën Doshi-Kokëdhima

Publikuar tek: politike, më 22:22 26-02-2015 Tensionet në PS/ Nuk u arrit paqja në drekën Doshi-Kokëdhima

Koço Kokëdhima ka qenë “i dërguari” i kryeministrit Edi Rama për të zbutur konfliktin midis tij dhe deputetit tjetër socialist, Tom Doshi.

Deputetët socialist kanë drekuar së bashku në një prej restoranteve të kryeqytetit, por megjithatë kjo nuk ka ndikuar në uljen e tensioneve midis palëve.

Mësohet se Kokëdhima ka kërkuar nga deputetit shkodran që të qetësojë marrëdhëniet me Ramën, por ky i fundit është shprehur se nuk mund të pranojë akuzat personale të kryeministrit ndaj tij.

Pas përfundimit të drekës, Kokëdhima ka folur për mediat duke thënë se nuk do të ketë probleme të tjera dhe se Doshi do të punojë së bashku me deputetet e tjerë të PS-së për kërkesat që ka publiku.

“Ne jemi të përgjegjshëm, por jemi shqiptarë, jemi ballkanas, kemi gjaknxehtësi, ndonjëherë përlahemi, kemi ndonjë pakënaqësi, por nuk do të ketë probleme. Toma është një deputet i PS, që ka punuar me pasion për vite me radhë dhe do punojmë së bashku për kërkesat që ka publiku dhe për të përballuar sfidat që ka popullsia”, ka thënë Kokëdhima.

Ende nuk dihet se ccfarë qëndrimi do të mbajë në ditët në vijim deputeti Tom Doshi dhe se a do të qetësohen marrëdhëniet midis tij dhe kryeministrit Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kërcënimi i Shullazit ndaj Bashës/Tahiri: Kam kërkuar zbardhjen e shpejtë të ngjarjes
Rama: Rumania do sjellë ekspertë në Tiranë për integrimin në BE »
Article Logic
Execution time: 0.021121025085449
array(1) { ["section"]=> string(64) "tensionet-ne-ps-nuk-u-arrit-paqja-ne-dreken-doshi-kokedhima-4532" }