Tensionet nëpër fakultete, reagon Lleshaj: Universiteti është edhe i yni, simbolika e gozhdëve...

Publikuar tek: aktualitet, më 15:57 11-01-2019 Tensionet nëpër fakultete, reagon Lleshaj: Universiteti është edhe i yni, simbolika e gozhdëve...

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar lidhur me situatën e studentëve që janë ngujuar nëpër fakultete.

Sipas Lleshajt dy personat që morrën çekiçin e gozhuan derën e universitetit  është një gjest fatkeq.

"Simobolika e gozhdëve në derën e univeristetit nuk janë simbolika që na çojnë drejt Europës", u shpreh Lleshaj.

Sipas tij, ligji për arsimin e Lartë garanton paprekshmërinë e mjedisve universitare nga çdo formë e dhunës dhe e krimit.

"Organeve të sigurisë nuk i lejohet futja në ambjentet e universitetit pa kërkesë.

Bllokimi i universiteteve ka çuar që një pjese të madhe të studentëve tu hiqet mundësia për të bërë mësim.

Unë i mirëkuptoj thirrjet e tyre kur thonë që universiteti është i tyre por duhet të kuptojnë që univeristeti është edhe i yni, është i të gjithëve. Duhet të kujdesemi që univeritetet t'i lemë të lira për tu bërë mësim", tha Lleshaj.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070230960845947
array(1) { ["section"]=> string(98) "tensionet-neper-fakultete-reagon-lleshaj-universiteti-eshte-edhe-i-yni-simbolika-e-gozhdeve-148381" }