Tensionet për mallrat, reagon Haradinaj: Nëse Serbia nuk ndryshon qasje tarifa do të rritet përsëri

Publikuar tek: rajon, më 19:45 07-11-2018 Tensionet për mallrat, reagon Haradinaj: Nëse Serbia nuk ndryshon qasje tarifa do të rritet përsëri Ramush Haradinaj

Qeveria e Kosovës ka miratuar ditën e djeshme vendosjen e taksës prej 10 për qind për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.            

Por ky vendim i Qeverisë së Kosovës ka shkaktuar tensione të forta mes dy vendeve, ndërsa së fundmi është përfshirë dhe Bashkimi Europian, i cili i ka kërkuar sqarime të menjëhershme për vendosjen e tarifës.

Në përgjigje të reagimeve Kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur për Klan Kosova se taksa jo vetëm që nuk do të hiqet, por nëse Serbia nuk ndryshon qasje ndaj Kosovës ajo do të rritet edhe më shumë.

Ndërkohë, zyra e Federica Mogherinit ka thënë se kërkojnë shpjegime të menjëhershme nga Kosova për vendimin e marrë ndaj produkteve nga Serbia e Bosnja.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Taksa për mallrat, Bosnja kundër Kosovës: Do të kërkojmë që...
Shpend Ahmeti shkarkon dy drejtorë të Vetëvendosjes »
Article Logic
Execution time: 0.0040261745452881
array(1) { ["section"]=> string(104) "tensionet-per-mallrat-reagon-haradinaj-nese-serbia-nuk-ndryshon-qasje-tarifa-do-te-rritet-perseri-140655" }