Tensionohet situata në Azinë juglindore, Kina dërgon avionët në kufi me Mianmarin

Publikuar tek: bota, më 17:15 14-03-2015 Tensionohet situata në Azinë juglindore, Kina dërgon avionët në kufi me Mianmarin

4 qytetarë kinez kanë gjetur vdekjen në rajonin Yunnan në jug të Kinës si pasojë e një një bombë të rënë nga avionët luftarakë të shtetit të Mianmarit.

Autoritetet e Pekinit pas kësaj ngjarjeje kanë dërguar në kufirin me Mianmarin avionet e tyre ushtarak, për të monitoruar situatën. Gjithashtu forcat ajrore të Kinës janë në alarm të nivelit të lartë dhe se janë duke mbajtur nën mbikëqyrje të rreptë kufirin Kinë-Mianmar, ndërsa theksohet se Kina do të marrë masa në kufi për të mbrojtur sovranitetin e hapësirës ajrore kombëtare.

Në rajonin e trazuar në afërsi të kufirit kinez në verilindje të Mianmarit mes Ushtrisë Aleanca Demokratike Kombëtare e Mianmarit e cila përbëhet nga rebelët me origjinë kineze Kokang dhe forcave të sigurisë që nga 9 shkurti e deri më sot konfliktet janë në vazhdim.

Pas rritjes së tensionit në zonën e konfliktit në muajin e kaluar të paktën 30 mijë persona u strehuan në Kinë duke ikur nga Mianmari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018683910369873
array(1) { ["section"]=> string(85) "tensionohet-situata-ne-azine-juglindore-kina-dergon-avionet-ne-kufi-me-mianmarin-5882" }