Tensionohet situata në Spanjë, Rajoy mund të përdorë forcën në Katalonjë

Publikuar tek: bota, më 20:20 03-02-2017 Tensionohet situata në Spanjë, Rajoy mund të përdorë forcën në Katalonjë

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy është gati të përdorë masa shtrënguese për të penguar zhvillimin e një referendumi mbi pavarësinë e Katalonjës, të premtuar nga presidenti katalanas separatist Carles Puigdemont brenda muajit shtator, sipas medias spanjolle.

“Rajoy i gatshëm të pengojë referendumin me forcë”, shkruan “El Mundo”.

“Qeveria përgatit masa shtrënguese kundër referendumit”, sipas Abc-së.

Këto të përditshme citojnë burime pranë qeverisë spanjolle  dhe referojnë se Madridi mund të marrë kontrollin e “Mossos d’Esquadra”, policia rajonale katalanase, dhe të ndalojë hyrjen në vendvotime elektorale që do të vendosin qeverinë katalanase.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019407987594604
array(1) { ["section"]=> string(77) "tensionohet-situata-ne-spanje-rajoy-mund-te-perdore-forcen-ne-katalonje-67658" }