Tentativa e dëshpëruar e PD kundër Bojaxhiut, “fshijnë” personazhet nga fotot e Forumit për Trashëgimninë

Publikuar tek: politike, më 13:21 08-04-2015 Tentativa e dëshpëruar e PD kundër Bojaxhiut, “fshijnë” personazhet nga fotot e Forumit për Trashëgimninë Foto e marsit 2014 kur anetare te Forumit per Trashegimnine kane qene te mbledhur ne nje takim ne kafe

PD është trembur shumë nga kandidimi i Gjergj Bojaxhiut si kandidat i pavarur për Tiranën ndaj po përdor gjithë arsenalin e rrjeteve sociale, për të bërë lidhje të Bojaxhiut me maxhorancën.

Kështu Altin Goxhaj shpërndan një foto të retushuar në facebook, të fillim marsit 2014, të një nga takimeve të Forumit për Trashëgimninë Kulturore, ku ka fshehur fytyrat e shumë intelektualëve të Forumit, e për të treguar se kandidimin e Bojaxhiut e kanë bërë pikërisht Artan Lame e Artan Shkreli, e për rrjedhojë Bojaxhiun, sipas logjikës së Goxhajt, e sponsorizon e majta. 

“Loja me Bojaxhiun është një MjaftG99 e re e gatuar njëlloj si në 15 mars 2003 në zyrat e Soros me qëllim ardhjen në pushtet të qeveriut të Soros. Shfrytëzuan gjithë mungesën e shpresës dhe dëshirat e shqiptarëve të emancipuar” shkruan Goxhaj në një status në fcb duke e shoqëruar me një nga takimet e Forumit për Trashëgimninë.

Por, si një manipulator klasik, ka manipuluar dhe foton, për të lënë aty vetëm Lamen e Shkrelin.

foto2

Foto origjinale tregon realisht grupin e anëtarëve të Forumit për Trashëgimninë, mes të cilëve, Gjerak Karaiskaj, arkitekt; Rais Petrela arkitekt; Erjon Tase, gazetar; Vaso Tole akademik e Daniel Gjoni arkitek. Në foto janë edhe Auron Tare, Artan Shkreli e Artan Lame, tre ish anëtarë të Forumit me të drejta të plota dikur, të cilët pasi morën detyrat e tyre, kanë dhënë dorëheqjen nga Forumi.

Pak ditë më parë, përpara se të shpallte kandidimin Gjergj Bojaxhiu dha dorëheqjen nga drejtimi i Forumit për shkak të impenjimit me fushatën zgjedhore për Tiranën.

Por tentativat e dëshpëruara të PD, për të fshirë personazhet nga fotot, si në kohën e komunizmit, kur “armiqtë e popullit” i zhdukte diktatori, janë të pasukseshshme.

Forumi për Trashëgimninë pasi u njoh me këtë mënyrë të të bërit fushatë, reagoi duke thënë se asnjë nga forcat politike apo kandidatët, nuk mund të manipulojnë me faktet, por të përqëndrohen tek platformat dhe tek ajo se ç’mund të bëjnë me qytetin. Forumi u kërkon kandidatëve të cilët nuk janë përzgjedhur ende nga partitë, që të tregojnë realisht, se çdo të bëjnë për qytetin dhe trashëgimninë kulturore e historike në qytetin e Tiranës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD, Basha: Tahiri e Meta të japin dorëheqjen. Vendi po shkon drejt kolapsit ekonomik
Ndoka: Shpresojmë të finalizojmë marrëveshjen me PD »
Article Logic
Execution time: 0.016319990158081
array(1) { ["section"]=> string(107) "tentativa-e-deshperuar-e-pd-kunder-bojaxhiut-fshijne-personazhet-nga-fotot-e-forumit-per-trashegimnine-8151" }