Tentoi t’i grabiste shtëpinë, italiani qëllon me armë 26 vjeçarin shqiptar

Publikuar tek: kulture-art, më 18:37 28-03-2018 Tentoi t’i grabiste shtëpinë, italiani qëllon me armë 26 vjeçarin shqiptar Pamje nga zona e krimit

Një i ri shqiptar është plagosur rëndë mbrëmjen e djeshme, pasi tentoi të grabiste një shtëpi në Pavia të Italisë.

Sipas mediave vendase, 26 vjeçari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është qëlluar me armë zjarri nga pronari i banesës pasi ky i fundit vuri re praninë e tij në ambjentet e oborrit.

I riu shqiptar dyshohet se së bashku me një bashkëpunëtor tjetër, kanë hyrë fshehurazi në shtëpinë e 56 vjeçarit, i cili ka qëlluar në drejtim të tij me armë duke e plagosur me një plumb në bark.

26 vjeçari shqiptar raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë që policia ka bërë të mundur arrestimin e italianit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Flutura Açka: Më akuzojnë se u jap shumë kredite burrave në libra
»
Article Logic
Execution time: 0.013956069946289
array(1) { ["section"]=> string(80) "tentoi-t-i-grabiste-shtepine-italiani-qellon-me-arme-26-vjecarin-shqiptar-114849" }