Teoria e re, gjuhët Indo-Europiane janë formuar në stepat e Rusisë 6 mijë vjet më parë

Publikuar tek: kulture-art, më 17:47 22-02-2015 Teoria e re, gjuhët Indo-Europiane janë formuar në stepat e Rusisë 6 mijë vjet më parë

Gjuha Proto-Indo-Europiane është stërgjyshja e 400 gjuhëve dhe dialekteve. Ajo u shfaq në të dhënat historike që datojnë 3700 vjet më parë, por shkencëtarët kanë debatuar gjatë mbi vendin dhe kohën kur është krijuar kjo gjuhë si dhe mënyrën se si është përhapur.

Disa mendojnë se kjo ka ndodhur rreth 9 mijë vjet më parë në Anadoll (Turqinë e sotme) dhe pastaj u shpërnda së bashku me bujqërit; të tjerët mendojnë se ajo u formua në mes të 6500 dhe 5500 vjet më parë në stepat e Ukrainës dhe Rusisë, në veri detit të Zi dhe Kaspik.

Tani, dy analiza, një gjuhësore dhe një gjenetike, ofrojnë dëshmi për të mbështetur hipotezën e stepave të rusisë, që sugjeron se gjuha ëhtë përhapur drejt perëndimit së bashku me risitë që lidhen me bujqësinë, zbutje kuajsh, mjeteve me rrota dhe tjerrje leshi.

Duke përdorur modelimin statistikor, një ekip gjuhëtarësh të “UC Berkeley” të udhëhequr nga Ëill Chang, kanë llogaritur se sa shpejt 207 grupe fjalësh nga mbi 150 gjuhë indo-evropiane (të vdekura dhe të gjalla) kanë ndryshuar me kalimin e kohës. Bazuar në normën e ndryshimit mes gjuhëve të lashta apo mesjetare dhe pasardhësit të tyre modern, gjuhët që përdoren për herë të parë këto fjalë, kanë derivuar 6500 vjet më parë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Marihuana Republic", filmi shqiptar në "Hollywood"
Çmimet Oscar/ Fitojnë aktorët Juliane Moore dhe Eddie Redmayne, triumfon regjisori Inarritu me ‘’Birdman’’ »
Article Logic
Execution time: 0.024396181106567
array(1) { ["section"]=> string(90) "teoria-e-re-gjuhet-indo-europiane-jane-formuar-ne-stepat-e-rusise-6-mije-vjet-me-pare-4135" }