“Tërbohet” lushnjari, godet me grushta inspektorin (EMRI- ARSYEJA)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:08 07-12-2017 “Tërbohet” lushnjari, godet me grushta inspektorin (EMRI- ARSYEJA)

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:-Guxim Çela, 55 vjeç, banues në fshatin Kurtin, Lushnje.

Ky shtetas, sipas policisë, në datën 06.12.2017 në fshatin Kurtin, për motive të dobëta ka goditur me grushta shtetasin M.Xh, 58 vjeç, me detyrë inspektor i mbrojtjes dhe menaxhimit të tokës në njësinë administrative Hysgjokaj Lushnje, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Ndërtim i paligjshëm” dhe “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga Nenet 199/a dhe 237 të Kodit Penal.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020724058151245
array(1) { ["section"]=> string(67) "terbohet-lushnjari-godet-me-grushta-inspektorin-emri-arsyeja-102259" }