Tërbuni heroik ndal Partizanin, Kukësi “poker” me Flamurtarin

Publikuar tek: sport, më 17:33 27-02-2016 Tërbuni heroik ndal Partizanin, Kukësi “poker” me Flamurtarin

Duhej të ishte një shëtitje, doli një betejë dhe fitoi ajo që kërkoi Tërbuni para ndeshjes, Fair-Play.

Ka kohë që Tërbuni kërkon drejtësi dhe premton se nuk do të tolerojë askënd dhe kështu ka ndodhur sot, kur në një terren të rënduar në stadiumin “Ismail Xhemali” ka bërë një figurë të shkëlqyer, duke marrë një pikë që ndoshta vlen më shumë moralisht në këtë moment, sepse renditja mbetet shumë e ndërlikuar.

Partizani duhej të fitonte dhe duhej të dominonte, por vetëm në lojë ishte superior, duke krijuar edhe shumë raste, por herë mbrojtja, herë gabimet e sulmit “të kuq” dhe herë forma e mrekullueshme e portierit vendas Haxho bënë që goli të mos dilte në dritë.

Në minutën e 54-t mbrojtësi Ditmar Bicaj ndali me faull një sulm të Tërbunit dhe u ndëshkua me të drejtë me karton të kuq, duke bërë që gjithçka të ndërlikohej, por sërish Partizani krijoi lojë e shumë raste.

Në limitin e shtesës Partizani pretendoi edhe për penallti, por faulli ishte në kufirin e zonës. Gjuajtja nuk prodhoi asgjë dhe në sekondat shtesë Tërbuni mund të fitonte, sepse doli me 4 lojtarë kundër një mbrojtësi, por sulmuesit gabuan rëndë në pasimin final.

Një pikë që është si humbje për Partizanin, në rast se nesër fiton Skënderbeu në Ballsh, sepse nëse ajo ndodh, titulli mund të quhet “pronë” e Skënderbeut.


Vllaznia ka dominuar ndeshjen me Laçin duke iu afruar golit në disa raste por ekipi i drejtuar nga Armando Cungu nuk ka mundur të shënojë dot deri në fund.

Derbi i veriut nis me një ritëm të lartë e janë vendasit ata qe janë më këmbëngulës që në fillim të ndeshjes e rrezikojnë me anë të Kalajës që me kokë godet jashtë kuadratit.

Me kalimin e minutave loja nis të balancohet, por sërish Vllaznia sheh më shumë nga porta e Selmanit e në minutën e 41’ Çinari ka një rast të pastër shënimi.

Pjesa e parë nuk ka ndryshim rezultati,ndërsa ka patur një lëvizje tek gjyqtarët, pasi Bregasi ka pësuar një tërheqje e është zëvendësuar nga Kaimi.

Pjesa e dyutë nis me një zëvendësim për Vllazninë, pasi Gurishta zë vendin e Çinarit, ndërsa janë vendasit që kontrollojn lojën e krijojn mundësitë e tyre, e në minutën e 74-t është shtylla ajo që i mohon golin Vllaznisë.

Vllaznia rrit presionin por e ka të pamundur të gjejë rrugën e rrjetës duke u ndalur në barazim 0-0 në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Në fund të takimit ka patur një dëmtim në kokë për Gurishtën që është larguar me ambulancë, ndërsa Nimani i Laçit është ndëshkuar me karton të kuq.

Me këtë barazim shkodranët shkojnë në kuotën e 20 pikëve, ndërsa Laçi mbetet e 6-ti me 29 pikë.


Tirana – Teuta, sfida për vendin e tretë në Kategorinë Superiore është mbyllur në barazim pa gola edhe pse vendasit kanë patur epërsi territoriale gjatë gjithë ndeshjes.

Tirana me një sërë mungesash kërkon të fitojë ndaj një Teute që e nis ndeshjen e qetë dhe e vendosur mjaft mirë prapa duke kërkuar që të mos pësojë.

Tirana ngulmon, por edhe durrsakët tentojnë të krijojnë mundësitë e tyre me kalimin e minutave, por në 45 minutata e para nuk ka ndryshim rezultati e gjithccka mbyllet 0-0.

Pjesa e dytë nis me një zëvendësim për miqtë, që hedhin në fushë Hilën në vend të Kadriut, e më pas gjatë fraksionit të dytë të lojës të dy trajnerët kanë bërë lëvizjet të tjera nga pankina por goli nuk ka ardhur deri në fund të takimit duke bërë që të dy skuadrat të marrin nga një pikë.

Tirana mbetet në vendin e tretë, tashmë në kuotën e 39 pikëve, ndërsa Teuta një pozicion më poshtë, me 38 pikë.


Historia nuk ndryshon: “Zeqir Ymeri” është një tabu për Flamurtarin, që nuk ka marrë kurrë pikë aty që kur Kukësi është ngjitur në Superiore.

Edhe sot është ruajtur tradita, me veriorët që kanë fituar 4-0, një rezultat që nuk lë hapësirë për koment.

Megjithatë, ndeshja ishte mjaft e ekuilibruar fillimisht, deri në minutën e 25-të, kur “ish”-i Lushtaku u ndëshkua me karton të kuq për Flamurtarin.

Në minutën e 33-të erdhi edhe goli i avantazhit për Kukësin, me sulmuesin Emini, por deri në fund të pjesës së parë Flamurtari krijoi disa raste dhe gjeti edhe golin, por që u anulua për një pozicion jashtë loje mjaft të dyshimtë.

“Mallkimi” i Flamurtarit vazhdoi edhe në pjesën e dytë, kur mbrojtësi Çerkini doli me karton të kuq në minutën e 50-të, duke shkurtuar penallti, që e shënoi Hasani.

Që aty, ndeshja mori fund dhe Kukësi shënoi edhe dy gola të tjerë, para se të administronte me qetësi deri në fund.

Kukësi mbetet i pesti, por afrohet me skuadrat mbi vete, ndërsa Flamurtari mbetet  i shtati dhe shpreson që Skënderbeu të fitojë nesër në Ballsh.

(Sportal.al)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Europa League: Përcaktohen çiftet për 1/8-at e finaleve, përplasje spektakolare
Presidenti i FIFA-s, Infantino: Botërorit t’i shtohen edhe 8 ekipe më shumë »
Article Logic
Execution time: 0.020160913467407
array(1) { ["section"]=> string(64) "terbuni-heroik-ndal-partizanin-kukesi-poker-me-flamurtarin-33690" }