Tërheqje nga kombëtarja? Ronaldo tregon planet e tij

Publikuar tek: sport, më 12:53 01-07-2018 Tërheqje nga kombëtarja? Ronaldo tregon planet e tij Diego Godin (m) dhe Cristiano Ronaldo (d) dje në Uruguaj-Portugali 2-1

Më tepër sesa skualifikimi i Portugalisë nga Kupa e Botës është largimi i Cristiano Ronaldos nga ky Botëror.

Kapiteni i luzitanëve hyri në këtë event me synimin për ta çuar Portugalinë sa më larg të jetë e mundur, por uruguajanët i “treguan tabelën”.

Çështja nëse ylli i Real Madridit do të mbyllë kapitullin me përfaqësuesen portugeze, 33-vjeçari i është shmangur duke folur për ndërtimin e një Portugalie me emra të rinj premtues.

Nuk është momenti për të folur për ardhmen time, kur vjen puna te trajneri dhe lojtarët. Kjo skuadër do të vazhdojë të jetë njëra prej më të mirave në botë, me lojtarë cilësorë, grup të ri e të bashkuar. Jam i bindur dhe i gëzuar sepse kjo skuadër do të vazhdojë të luftojë me të gjithë fuqinë e saj”, deklaroi pas takimit kampioni i Europës me Real Madridin dhe Barcelonën.

Ronaldo do të kthehet në Spanjë për t’iu bashkuar grupit të futbollistëve në fazën parasezonale  dhe trajnerit  të ri Julen Lopetegui, por qëndrimi i tij me madrilenët i është vendosur pikëpyetje ku lojtari mund të kërkojë një aventurë të re pas 9 vitesh të paharrueshme në Madrid

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas Messi-t, 'mallkimi' ndjek edhe Cristiano Ronaldo-n
Toni Kroos kërkohet nga Manchester United, gjermani jep përgjigjen përfundimtare për Real Madrid-in »
Article Logic
Execution time: 0.01976203918457
array(1) { ["section"]=> string(58) "terheqje-nga-kombetarja-ronaldo-tregon-planet-e-tij-126374" }