Tërhiqen nga lista dy kandidatë për deputetë në PD

Publikuar tek: aktualitet, më 12:11 13-02-2018 Tërhiqen nga lista dy kandidatë për deputetë në PD

Tërhiqen nga lista dy kandidatë për deputetë të PD në Berat.

Dy kandidatët janë Juvina Jani dhe Monika Qose. Dy kandidatet ishin, opsionet për të zëvendësuar deputetin Eduard Halimi i cili njoftoi dorëheqjen tri ditë më parë. Eduard Halimi ishte i pari i listës së Beratit, ndjekur nga Astrit Veliaj Lefter Maliqi, Bujar Hoxhaj, Myslim Haxhin, Juvina Jani dhe Monika Qosja. Mandati i takonte Astrit Veliajt por për shkak të mosplotësimit të kuotave gjinore duhet t’i shkonte direkt mandati Juvina Janit.

Duke qenë se kjo e fundit ka deklaruar se do ta refuzojë ftesën për t’u bërë deputete, mandati i do i shkonte gruas tjetër në listë, Monika Qosja por edhe kjo e fundit ka refuzuar duke i lënë të hapur rrugën Astrit Veliajt i cili mesa duket do jetë deputeti i ri PD.

 

Deputeti-i-PD-Astrit-Veliaj-duke-hyre-gjate-seances-se-pare-te-legjislatures-se-VIII-te-kuvendit-te-Shqiperise.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.065245866775513
array(1) { ["section"]=> string(57) "terhiqen-nga-lista-dy-kandidate-per-deputete-ne-pd-110094" }