Tërhiqet facebook, heq ikonën “feeling fat” pas kërkesës së përdoruesve

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:01 11-03-2015 Tërhiqet facebook, heq ikonën “feeling fat” pas kërkesës së përdoruesve Pamje nga faqa ne facebook dhe kerkesat e perdoruesve

Përdoruesit e facebook këtë herë ia kanë dalë mbanë: kanë mbledhur 16 mijë firma dhe kanë firmosur një peticion online duke i kërkuar rrjetit social të heqë nga opsionet e “statusit” shprehjen “ndihem e shëndoshë” (feeling fat) me ikonë. “Kemi kuptuar nga komuniteti ynë shpjegon një zëdhënëse, se opsioni feeling fat mund të forcojë një imazh negativ të trupit, në mënyrë të veçantë pë rata që vuajnë nga shqetësimet e ushqimit. Kështu do të heqim këtë ikonë”. Peticioni ishte lancuar në change.org. 

Aktivistët kanë argumentuar se të qenurit i shëndoshë nuk ishte një sentiment, një ndjenjë, dhe i jepte zë të gjitha mendimeve se platform i shtynte njerëzit tu vinte turp nga trupi i tyre. Kështu, rrjeti social ka mbledhur shqetësimet dhe ka vendosur të zëvendësojë këtë ikonë me një tjetër “feeling stuffed”, (ndihem i plotësuar). 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02043604850769
array(1) { ["section"]=> string(73) "terhiqet-facebook-heq-ikonen-feeling-fat-pas-kerkeses-se-perdoruesve-5554" }