Tërhiqet LSI nga kritikat ndaj qeverisë për raportin e FMN? Vasili: Është qëndrim personal i Luan Ramës

Publikuar tek: politike, më 16:32 20-01-2016 Tërhiqet LSI nga kritikat ndaj qeverisë për raportin e FMN? Vasili: Është qëndrim personal i Luan Ramës

Pak më parë sekretari i LSI Luan Rama kritikoi ashpër qeverinë përmes një deklarate për shtyp lidhur me mosreagimin e kësaj të fundit për raportin e vlerësimit të FMN.

Rama tha ndër të tjera në deklaratë “FMN publikoi para para disa ditësh një raport mbi vlerëasimin e transparencës fiskale, në funksion të transparencës tërhoqi vëmendjen për kujdes më të madh në monitorimin e indikatorëve që kanë impakt  në stabilitetin makro-ekonomik.

Do duhej një reagim zyrtar nga ana e qeverisë por duke shpresuar se do reagojë, në emër të LSI dhe përgjegjësive tona politike qeverisëse më lejoni të theksoj rëndësinë e vecantë dhe specifike të bashkëpunimit me FMN si institucioni më i rëndësishëm që në vite ka ndihmuar asistuar dhe mbikqyrur nga afër hapat e politikës qeverisëse”.

Por i menjëhershëm është edhe reagimi i kreut të grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili i cili sqaron se ky në fakt është qëndrimi personal i Luan Ramës dhe jo qëndrimi i LSI.

“Qëndrimi i zotit Luan Rama lidhur me raportin e FMN nuk është një qëndrim zyrtar i LSI. Është një lexim individual i tij. Bashkëpunimi me FMN është me rëndësi për vazhdimin me sukses të refromave të nisura”, thuhet në deklaratën e Vasilit.

LEXO EDHERama i LSI "shuplakë" të fortë qeverisë në dalje për shtyp: Raporti i FMN sirenë alarmi për krizë në ekonomi, reflektoni sa më parë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ministri italian shmang komentin për lajmet e shtypit ndërkombëtar për bazat e ISIS-it në Shqipëri: Më ka shpëtuar
Komisioni i Venecias në Tiranë më 21 janar, opinioni përfundimtar për 'drejtësinë' dorëzohet në mars »
Article Logic
Execution time: 0.016370058059692
array(1) { ["section"]=> string(107) "terhiqet-lsi-nga-kritikat-ndaj-qeverise-per-raportin-e-fmn-vasili-eshte-qendrim-personal-i-luan-rames-30513" }