Tërhiqet nga gara Leadsom, Theresa May emërohet kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar

Publikuar tek: bota, më 13:40 11-07-2016 Tërhiqet nga gara Leadsom, Theresa May emërohet kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar Theresa May dhe Andrea Leadsom

Andrea Leadsom është tërhequr nga gara për postin e kryetares së Partisë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar. Leadsom ka njoftuar sot tërheqjen nga gara duke dhënë mbështjen e saj për kundërshtaren Theresa May.

Ndonëse në raundin e mëparshëm ajo siguroi numrin e nevojshëm të votave për të vazhduar garën përballë May-t, ministrja e Energjisë u shpreh se ajo ka më pak se 25% të mbështetjes së grupit parlamentar, çka e bën të vështirë krijimin e një qeveria në të ardhmen.

Gjithashtu, Leadsom tha se një fushatë nëntë javore në parti do të ishte shkatërruese për vendin, që ndodhet në një pikë kritike pas "Brexit".

Tërheqja e Andrea Leadsom do të thotë se Theresa May do të marrë postin e kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar brenda një jave, duke u bërë gruaja e dytë në histori pas Margaret Thatcher.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035310029983521
array(1) { ["section"]=> string(90) "terhiqet-nga-gara-leadsom-theresa-may-emerohet-kryeministre-e-mbreterise-se-bashkuar-46204" }