Tërhiqet nga gara për Konispolin Mimoza Arapi, mister emri zëvendësues

Publikuar tek: politike, më 19:13 02-05-2015 Tërhiqet nga gara për Konispolin Mimoza Arapi, mister emri zëvendësues Mimoza Arapi

Mimoza Arapi, kandidatja e cila vinte nga rradhët e PDIU në koalicion me të majtën për garën e bashkisë së Konispolit është tërhequr.

Ajo thotë se shkak për këtë vendim është bërë një kauzë madhore që është më e madhe se sa çdo individ.

“Ky largim nuk vjen prej shpifjeve, dhe thashethemeve, me të cilat kam qenë e gatshme të përballem në çdo rast, por në shërbim të një kauze më madhe se sa çdo individ. Unë do jem haptazi dhe tërësisht në krah të kandidatit të ASHE-së për kryetar të Bashkisë Kosispol dhe ju njopftoj se do ta vazhdoj angazhimin tim në një detyrë të lartë shtetërore”, ka sqaruar Arapi motivet por pa thënë emrin e kandidatit për të cilin theksoi se do e mbështesë.

Tashmë s'na mbetet gjë tjetër veçse të presim kandidaturën zyrtare të së majtës që do zëvendësojë Arapin pas tërheqjes nga gara.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mimi Kodheli prezanton: Floriana kandidatja fituese
Florjana Koka, zyrtarisht edhe në “Instagram” »
Article Logic
Execution time: 0.0040600299835205
array(1) { ["section"]=> string(75) "terhiqet-nga-gara-per-konispolin-mimoza-arapi-mister-emri-zevendesues-10243" }