Tërhiqet PS dhe çon në Kushtetuese Leskajn dhe Sulin, Paloka: Nën presionin tonë

Publikuar tek: politike, më 13:57 13-04-2016 Tërhiqet PS dhe çon në Kushtetuese Leskajn dhe Sulin, Paloka: Nën presionin tonë

Tërhiqet PS dhe çon në Kushtetuese gjykimin e mandatit për nënkryetaren e Kuvendit Valentina Leskaj dhe deputetin socialist Rakip Suli.

Në komunikim me median, Edi Paloka ka komentuar se gjithçka ka ndodhur  nën presionin e opozitës.

“Nga ky akt maxhoranca u tërhoq nën presionin e opozitës dhe partnerëve. Maxhoranca mender nesh nuk është në pozita shumë të mira, duket që letra e deputetëve përdoret për të fshirë fytyrën e ndotur të maxhorancës’’, tha Paloka.

Paloka kujtoi edhe njëherë çështjen CEZ dhe më tej thumboi gazetarët.

 “Çështja e CEZ është afera më e madhe korruptive ku Rama është direkt përgjegjës dhe i lidhur dhe vendimin shumica e merr nesër në kuvend se nuk ka pranuar ngritjen e komisionit hetimor…

Mua më pëlqen kur gaetarët përsërisin ato që thonë politikanët. Këtu kushte të opozitës nuk ka. Kushtetuta është I vetmi kusht që ne kemi.’’, tha Paloka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-Zëdhënësja e Berishës, Erla Mëhilli: Lushnja zbulon një trim
Reagon Zamira Rami për shkarkimin e drejtorit të Ujësjellësit: Kam patur mungesë të plotë bashkëpunimi »
Article Logic
Execution time: 0.019924879074097
array(1) { ["section"]=> string(84) "terhiqet-ps-dhe-con-ne-kushtetuese-leskajn-dhe-sulin-paloka-nen-presionin-tone-37591" }