Tërhoqi me forcë flamurin/Portieri Cakoviç: Kërkoj falje, nuk e pashë që ishte flamuri shqiptar

Publikuar tek: sport, më 14:58 22-03-2015

Një incident i pashembullt ka ndodhur sot gjatë ndeshjes Apolonia - Tirana, ku në minutën e 23’ të ndeshjes një tifoz ka hyrë në fushë dhe pranë portës ku ndodhej portieri serb Cakoviç, ka shpalosur flamurin shqiptar në të cilin shkruhej: “Pa Kosovë e Çameri nuk ka Shqipëri”.

Ky veprim mesa duket ka irrituar portierin serb të Aplononisë, i cili në një mënyrë të ashpër dhe aspak normale ka tërhequr me forcë flamurin kombëtar.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i lojtarëve të Apolonisë dhe Tiranës, të cilët kanë ndërhyrë për t’i larguar nga duart portierit serb flamurin. Pas protestës edhe nga tifozeria vendase, trajneri Mergjyshi i Apolonisë e ka larguar nga fusha portierin Cakoviç.

Megjithatë, portieri serb ka kërkuar falje pas përfundimit të ndeshjes për sjelljen e tij. Ai është shprehur se nuk e ka parë që flamuri që mbante në duar tifozi ishte ai i shqiptarëve. Cakoviç ka theksuar se nuk ka asnjë problem me shqiptarët dhe se reagimi i tij erdhi për shkak të nerovizitetit nga penalltia e akorduar në favor të Tiranës.

Tifozi Kristaq Ziu, i cili me sjelljen e tij ndërpreu për disa çaste ndeshjen është shoqëruar drejt komisariatit të policisë. Ai është shprehur se futi flamurin në fushë në shenjë proteste kundër arbitrimit të ndeshjes dhe padrejtësisë që iu bë Apolonisë me penalltinë e dhënë në favor të Tiranës dhe jo për të irrituar portierin serb. Ndonëse e pranon se ka vepruar gabim, Ziu ka thënë se nuk ka mënyrë tjetër për të protestuar veçse në këtë mënyrë.

Portieri serb Cakoviç ka disa vite që luan me ekipin e Apollonisë, por nga sot fati i tij në këtë ekip mbetet për tu diskutuar.

Sa i përket ndeshjes, ajo u fitua me rezultatin 0-2 nga miqtë, të cilët kaluan të parët në avantazh në minutën e 24 fal penalltisë së realizuar sakt nga Morina. Në minutën e 80, Muça dyfishoi rezultatin për Tiranën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përplasen gjigandët Real Madrid –Barcelona
Platini: Duhet një vend më shumë për Europën në Kupën e Botës »
Article Logic
Execution time: 0.019569158554077
array(1) { ["section"]=> string(98) "terhoqi-me-force-flamurin-portieri-cakovic-kerkoj-falje-nuk-e-pashe-qe-ishte-flamuri-shqiptar-6631" }