Tërmeti në Ekuador shkakton 77 viktima

Publikuar tek: bota, më 12:30 17-04-2016 Tërmeti në Ekuador shkakton 77 viktima

Të paktën 77 persona kanë humbur jetën nga pasojat e një tërmeti prej 7.8 shkallësh që goditi Ekuadorin, ndërsa qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Nënpresidenti, Jorge Glas, tha se numri i viktimave mund të rritet ndërsa ende po mblidhen të dhënat gjithandej vendit.

Ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë në zonat më pak të populluara në zonat e peshkimit dhe plazhet me turistë, që u goditën nga tërmeti natën e së shtunës.

"Është shumë me rëndësi që banorët e Ekuadorit të qëndrojnë të qetë gjatë kësaj situate emergjente", tha nënpresidenti Glas, transmeton Voa.

Instituti gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti prej 7.8 shkallësh që goditi bregdetin e vendit amerikanojugor, është ndjerë 170 kilometra larg edhe në kryeqytetin Quito, duke lënë pa energji elektrike dhe pa valë të telefonisë celulare disa lagje. Ndërtesat në Quito u drodhën për 40 sekonda duke bërë që njerëzit të dalin në rrugë.

Një urë është rrëzuar në qytetin port të Guayaquilit.

Në Manta, aeroporti u mbyll pasi që u dëmtua kulla e kontrollit të fluturimeve.

Nënpresidenti Glas tha se garda kombëtare është angazhuar që të ruajë rendin publik.

Pas tërmetit u dha alarmi për cunami, por nuk ka pasur njoftime për valë.

Presidenti, Rafael Correa, nuk ndodhej në Ekuador në kohën e tërmeti, meqë ndodhej në Romë ku po merrte pjesë në një konferencë në Vatikan.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03573203086853
array(1) { ["section"]=> string(44) "termeti-ne-ekuador-shkakton-77-viktima-37905" }