Terrori i policisë në Koplik denoncuar nga PD, Paloka: Të nisë hetimi

Publikuar tek: politike, më 10:38 10-05-2015 Terrori i policisë në Koplik denoncuar nga PD, Paloka: Të nisë hetimi Edi Paloka

PD ka akuzuar kryeministrin Rama se përdor dhunën në këtë fushatë duke i ushtruar presion mbshtetësve të djathtë në lidhje sa i takon ushtrimit të kontrolleve nga Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë në Malësinë e Madhe. Paloka i bëri thirrje nisionit të ODIHR-it dhe OSBE të mbikqyrë nga afër situatën ndërkohë që kërkoi nga Prokuroria të nisë hetimet.

“Kontrollet e dhunshme nga efektivë të FNSH-së dhe komisariatit të Malësisë së Madhe në banesat e pjesëmarrësve në takimin e zhvilluar nga Partia Demokratike, janë një presion i hapur politik kundër opozitës dhe mbështetësve të saj.

Partia Demokratike i bën thirrje misionit të OSBE-ODIHR-it, dhe përfaqësive diplomatike të BE-së dhe SHBA-së, të monitorojnë nga afër këtë përshkallëzim të dhunës dhe terrorit qeveritar. Ne i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë të nisin menjëherë hetimet dhe të venë para përgjegjësisë dhunuesit dhe urdhëruesit e dhunës policore”, u shpreh Paloka.

Lexo edhe: Malsi e Madhe, PD: Terror i policisë pas takimit me Bashën, shpallen në kërkim simpatizantë të PD

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj: Kosova të votojë për ne. Më dhimbset, Berisha dhe Luli nuk e shoqërojnë
Qeveria shqiptare: Maqedoni, kriza nuk mund të kthehet ndëretnike, hetoni ngjarjet »
Article Logic
Execution time: 0.022361040115356
array(1) { ["section"]=> string(73) "terrori-i-policise-ne-koplik-denoncuar-nga-pd-paloka-te-nise-hetimi-10788" }