Terrorizmi në Shqipëri? Rama në konferencë: As më pak e as më shumë të rrezikuar se vendet e tjera. Impresionohet Tusk: Fjalë të zgjuara

Publikuar tek: politike, më 11:19 22-11-2015 Terrorizmi në Shqipëri? Rama në konferencë: As më pak e as më shumë të rrezikuar se vendet e tjera. Impresionohet Tusk: Fjalë të zgjuara

Kryeministri Rama ka dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentit e Këshillit të Bashkimit Europian Donald Tusk ku ka folur edhe për çështjen më të rëndësishme të momentit “Terrorizmi”.

Lidhur me rrezikun që i kanoset Shqipërisë, Rama tha: “Ajo që ndodhi në Francë e po ndodh çdo ditë me kërcënime nuk duhet të vrasë njeriun brenda nesh.

S’ka vend për panik, s’ka vend për frikë... Shqipëria s’është as më pak e as më shumë e kërcënuar se vendet e tjera. Jeta vazhdon. Në shqipëri është marrë çdo masë e mundshme edhe pse askush nuk mund të jetë jashtë rrezikut, jeta do vazhdojë normalisht se nuk ka ndonjë informacion që ne të ndjehemi më të kërcënuar se të tjerët”, tha Rama ndërsa zbardhi temat e diskutimit gjatë takimit me Tusk.

Folëm edhe për përballimin e rrezikut terrorist dhe krizën e refugjatëve.

“Shqipëria nuk është pjesë e korridorit ku kalon kriza e refugjatëve, Shqipëria nuk është e prekur nga kriza e refugjatëve por preket apo s’preket ne nuk jemi europianë vetëm për ditë të mira, ne jemi europianë edhe në ditë të këqija “, tha Rama duke i kaluar fjalën Presidentit Tusk që i impresionuar iu drejtua kryeministrit:

“ Më lejoni t’ju përgëzoj për fjalët e zgjuara, sot në Paris, në Bruksel njerëzit gjejnë të njëjtën frikë por shpresa është më e madhe se frika. Askush nuk është vetëm sot, jo vetëm se jemi miq por është detyra jonë politike të jemi bashkë në këtë sfidë, më të madhen të kohëve tona", tha Tusk.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Presidenti i KE mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga Gjosha. Nis takimet me Ramën
Familja nga Elbasani e “çmendur” pas Grida Dumës, ja dedikimi i veçantë »
Article Logic
Execution time: 0.026374816894531
array(1) { ["section"]=> string(138) "terrorizmi-ne-shqiperi-rama-ne-konference-as-me-pak-e-as-me-shume-te-rrezikuar-se-vendet-e-tjera-impresionohet-tusk-fjale-te-zgjuara-26015" }