Test i thatë për Shqipërinë, kuqezinjtë asnjë sinjal para Maqedonisë

Publikuar tek: sport, më 21:43 31-08-2016 Test i thatë për Shqipërinë, kuqezinjtë asnjë sinjal para Maqedonisë

Shqipëri-Marok 0-0

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Lenjani, Xhaka, Gashi, Abrashi, Basha, Hyka, Cikalleshi

Trajner: Gianni de Biasi

Maroku: El Kajoui, Dacosta, El Mouttaqui, Dirar, El Ahmadi, Amrabat, Fajr, Tannane, En-Nesyri, Bouhaddouz, Aguerd

Trajner: H. Renard 

Pjesa e parë- Ndeshja nis vrullshëm për kuqezinjtë e De Biazit, të cilët vihen menjëherë në zotërim të topit. Ekipi kundërshtar duket më i tërhequr dhe studion lojën e kuqezinjve. Krahët e mesfushës shqiptare duken në formë të mrekullueshme me Hykën e rikthyer rishtazi në Kombëtare dhe Gashin në krahun e majtë. Kuqezinjtë janë në kërkim të golit, megjithatë nuk arrijnë të konkretizojnë si duhet. Çikalleshi kishte një rast të artë me kokë dhe të gjithë menduan që topi përfundoi në rrjetë, por jo. Këtë herë ai nuk shënjestroi si duhet. Ritmi vazhdon të jetë i lartë. Të besuarit e De Biazit janë më kërkues dhe loja luhet në mesin e fushës, teksa tanët qarkullojnë topin. Ekipi duket i konsoliduar dhe i vendosur në fushë. Në minutën e 38, pas një krosi në zonë, kuqezinjtë ishin pranë golit përsëri me Çikalleshin, por top i goditur prej tij përfundon jashtë. Pjesa tjetër e fraksionit të parë të lojës nuk ka asgjë për të shënuar dhe rezultati mbetet 0-0. Kështu mbyllet kjo pjesë e parë e takimit në stadiumin “Loro Boriçi”. Duhet thënë që në pjesën e dytë kuqezinjtë do të kërkojnë një rezultat pozitiv, për të inaguruar siç i ka hije këtij impianti të mrekullueshëm.

Pjesa e dytë- Pjesa e dytë nis njësoj si e para. Kuqezinjtë e De Biazit janë këmbëngulës dhe e ndjekin kundërshtarin në çdo hap. Skuadra shqiptare merr në dorë “frenat e lojës”, duke kontrolluar topin në mesfushë. Taulant Xhaka në minutën e 53 fiton një goditje të lirë, pas një inkursioni në krahun e djathtë. Një rast i mirë për t’u shfrytëzuar nga tanët, por mbrojtja kundërshtare e largon topin nga zona e tyre. Loja zhvendoset në mesin e fushës dhe futbollistët ulin ritmin e ndeshjes. Tekniku italian De Biazi, në këtë moment mendon të freskojë formacionin duke futur në lojë Veselin, Kukelin, Memushajn, Sadikun dhe Agollin në vend të Lenjanit, Gashit, Xhakës, Hykës dhe Abrashit. Edhe ndryshimet e bëra nuk sjellin asnjë ndryshim në rezultat. Loja vazhdon e qetë dhe pa raste. Më pas tekniku kuqezi vendos të hedhë në fushë Ergys Kaçen në vend të Migjen Bashës në minutën e 71-të. Qarkullimi i topit vazhdon nga tanët, por pa rezultat. Shqipëria fillon të fitojë dalëngadalë terren, duke e zhvendosur lojën në gjysmë fushën e Marokut. Në minutën e 78 Çikalleshi godet fort në hyrje të zonës, por sfera përfundon jashtë kuadratit. Pjesa tjetër e ndeshjes nuk ka asgjë për të shënuar. Kështu mbyllet ky test në prag të sfidës eliminatore me Maqedoninë që do të zhvillohet në datën 5 shtator, ku kuqezinjtë nuk dhanë asnjë sinjal për takimin e së hënës./Newsport.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjatë kohës që Berisha luan në “Loro Boriçi”, Atalanta zyrtarizon transferimin e tij
De Biasi pas ndeshjes: Aktivizimi i Hykës mesazh për lojtarët e tjerë »
Article Logic
Execution time: 0.025903940200806
array(1) { ["section"]=> string(73) "test-i-thate-per-shqiperine-kuqezinjte-asnje-sinjal-para-maqedonise-51483" }