‘Testi B’ që ka në dorë fatin e Romela Begajt, peshëngritësja rrezikon të mbyllë karrierën përfundimisht

Publikuar tek: sport, më 10:38 16-01-2018 ‘Testi B’ që ka në dorë fatin e Romela Begajt, peshëngritësja rrezikon të mbyllë karrierën përfundimisht

Peshëngritësja shqiptare, e cila në dhjetor të vitit të kaluar bëri të gjithë shqiptarët krenarë duke u shpallur kampione botë në stilin e shkëputjes, këtë herë duket se shkëlqimi i saj është zbehur, madje rrezikon të mbyllë përfundimisht karrierën.

Në tesin anti-doping Romela Begaj rezultoi pozitive. Ajo mori medaljen e artë në peshëngritje për femra në 8 dhjetor të 2017-ës, në stilin e shkëputjes për peshat 69 kg në garën e mbajtur në SHBA.

Por, ky nuk është rasti i parë që Romela Begaj rezulton pozitive në këtë test të rëndësishëm.

Edhe në 2014-ën, Begaj mori të njëjtin rezultat pozitiv, pasi në gjak iu gjet sasi e lartë e stanazoloit.

Aktualisht, Begaj do t’i nënshtrohet edhe një testi të dytë, i njohur si “testi B”, për të vërtetuar përfundimisht rezultatin anti-doping.

Nëse rikonfirmohet i njëjti rezultat, Romela rrezikon 2-4 vjet pezullim, majde duke parë edhe moshën e saj mund të rrezikojë të mbyllë përfundimisht karrierën. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zhgënjen kampionia Romela Begaj, rezulton pozitive në testin e dopingut
Lëvizje e papritur, Armand Duka kallëzohet në Prokurori »
Article Logic
Execution time: 0.018940925598145
array(1) { ["section"]=> string(108) "testi-b-qe-ka-ne-dore-fatin-e-romela-begajt-peshengritesja-rrezikon-te-mbylle-karrieren-perfundimisht-106730" }