Testimi i mjekëve/ Berisha: Urrejtja e Ramës, si ajo e të sëmurit për mjekët

Publikuar tek: politike, më 14:29 24-01-2015 Testimi i mjekëve/ Berisha: Urrejtja e Ramës, si ajo e të sëmurit për mjekët

Sipas Berishës, provimi i Ramës për mjekët është unik në planet dhe ka në bazë urrejtjen patologjike të pashërueshme të të semurit për mjekët

Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një postimi në facebook, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për urrejtje ndaj mjekëve që vjen si pasojë e sëmundjes së tij. Sipas Berishës, provimi i Ramës për mjekët është unik në planet dhe ka në bazë urrejtjen patologjike të pashërueshme të të semurit për mjekët.

Berisha u ka bërë thirrje mjekëve të mos pranojnë të zëvendsësojnë ligjin e Kuvendit me standartet hakmarrëse të Ramës.

 

Deklarata e plotë e Berishës:

 

Hakmarrja e te semurit psiqik!

Te dashur miq, ne teresi marredheniet mjek - te semure jane marredhenie njerezore, respekti, dhembshurie, mirenjojhje te ndersjellta. Por rregulli ka gjithnje perjashtimin, sidomos ne rastet e problemeve te shendetit mendor. Te semuret me psikoza afektive ndodh qe armiqesohen per jete e vdekje me mjekun, infermieret dhe kjo vetem e vetem se ata perpiqen me durim qe ta çlirojne nga deliret, iluzionet, halucinacionet e tij dhe nuk ia pranojne si te verteta. Kjo ne teresi perben dhe suksesin e mjekimit dhe psikoterapise.

Por ne raste te veçanta kjo kthehet ne nje urrejtje dhe armiqesi per jete a vdekje. Duket qarte se kjo gje ka ndodhur me Edvin Kristaq Ramen i mjekuar per 13 vjet rrjesht per psikoze afektive, pra bipolare, sipas karteles klinike te botuar nga aktualisht keshilltari i tij me i ngushte Imer (Mero) Baze.

Keshtu qe ne kete urrejtje patologjike per bluzat e bardha e ka bazen qendrimi i tij ndaj tyre. Druaj se kjo urrejtje e shtyne ate t'iu paraqesi atyre ne vend te mbajtjes te premtimit per shendetesi falas apo ne vend te zbatimit te ligjit per kualifikimin e tyre, te vendosi sistemin e spastrimit, fsheses politike per qendrimet e tyre te drejta.

Une mendoj se mjeket dhe infermieret e kane jetik procesin e vleresimit dhe kualifikimit. Ne kete aspekt Shqiperia ka ligje madje te standarteve me te mira qe detyron vleresimin e mjekeve te te gjitha niveleve, perfshi shefat e klinikave, bazuar ne sistemin e krediteve ose dhe te provimit çdo 5 vjet. Ndersa provimi i Rames eshte unik ne planet dhe ka ne baze urrejtjen patologjike te pasherueshme te te semurit per mjeket, vetem e vetem se jane perpjekur qe ta çlirojne ate nga deliret, iluzionet e tij psiqike.

Ju bej thirrje mjekeve, infermiereve te mos pranojne kurre qe te zevendesojne ligjin e Parlamentit per vleresimin dhe kualifikimin e tyre me standartet hakmarrese te bazuar ne urrejtjen e nje te semuri psiqik

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Muzeu i Përgjimeve/Rama: Hapja e dosjeve, jo për luftë politike
Petrit Vasili: Testimi i mjekëve, arnim i panevojshëm »
Article Logic
Execution time: 0.023271083831787
array(1) { ["section"]=> string(78) "testimi-i-mjekeve-berisha-urrejtja-e-rames-si-ajo-e-te-semurit-per-mjeket-1358" }