Teta Keti emocionohet në emisionin “live”, ja kush e surprizon

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:44 06-03-2017 Teta Keti emocionohet në emisionin “live”, ja kush e surprizon

Kur kujtojmë "Teta Ketin", na shkon mendja tek emisionet e Televizionit Shqiptar, Keti e cila ka shoqëruar përmes ekranit breza të tërë me programet e saj zbavitëse, sociale apo spektakle e festivale.

Për 30 vite ka dhënë kontributin e saj pranë ekranit të TVSH-së, të cilin nuk do ta zëvendësonte me asnjë tjetër, por ajo që e mban akoma në formë të shkëlqyer është pasioni i madh për punën, të cilin e ka trashëguar nga familja që fëmijë dhe ka vendosur ta mbajë gjallë gjatë gjithë jetës.

1.png

Pas 30-vjetësh në ekran, Ketrin Gjoçaj ka edhe një sekret që e ka ndarë me publikun pasditen e sotme në programin “Rudina”, përmes të cilit ndau edhe emocionet e viteve pranë publikut.

Shenja e parë me ekranin nisi kur ishte vetëm 4 vjeҫ, me nxitjen e të atit në një monolog, dhe që prej asaj moshe do të vendosej fati dhe lidhja e fortë me ekranin, i cili do të bëhej pjesë e pandarë e jetës.

Teta Keti prej 10 vitesh është bërë gjyshe. Edhe pse shpesh e takon të bijën me nipërit të cilët jetojnë në Gjermani,  asaj i mungojnë shumë të vegjëlit.

12.png

Rea ka dy fëmijë, Sarën 10-vjeҫare dhe Lukën 8-vjeҫar.

Rea emocionoi të ëmën me një lidhje direkte ku bashkë me fëmijët e saj i shprehën dashurinë. Kaq mjaftoi që Keti të emocionohej dhe të shpërthente në lot.

 

vajza.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065968036651611
array(1) { ["section"]=> string(65) "teta-keti-emocionohet-ne-emisionin-live-ja-kush-e-surprizon-70974" }