Presidenti i Federatës Liberiane të Futbollit, Musa Bility, ka depozituar të hënën kandidaturën e tij për presidencën e FIFA-s, bëri ai të ditur për AFP-në, duke u bërë kështu kandidati i tetë për zgjedhjet që do të zhvillohen me 26 shkurt 2016.
Disa orë nga mbyllja e procesit të kandidaturave të henën paradite, janë edhe shtatë kandidatë të tjerë: francezët Michel Platini e Jérôme Champagne, sheiku nga Bahreini, Salman, zvicerani Gianni Infantino, princi jordanez Ali, afrikano-jugori Tokyo Sexëale dhe David Nakhid nga Trinidat e Tabago.