Teuta e Durrësit në hetim nga federalët austriakë: Mashtrim me baste sportive, pyeten lojtarë e zyrtarë

Publikuar tek: sport, më 12:04 08-07-2016 Teuta e Durrësit në hetim nga federalët austriakë: Mashtrim me baste sportive, pyeten lojtarë e zyrtarë Nje nga ndeshjet miqesore te Teutes ne Austri

Ekipi i Teutës së Durrësit është vënë në qendër të akuzave të hetuesve federalë austriakë që kanë mbërritur dhe nëpërmjet telefonave po hetojnë dyshimet për shitjen e ndeshjeve miqësore nga ekipi i djemve të detit. 

Lajmin e bën të ditur agjencia neës.at, austriake që tregon procedurën sesi dyshimet kanë lindur pas ndeshjeve të humbura nga ekipi shqiptar. Zillertal, priti klubin shqiptar, shkruhet në artikull, me një kundërshtar shumë mirënjohës.

Në miqësoren me Ried, shqiptarët humbën 1 me 0 ndërkohë kundër Vjenës në 21 qershor, humbja e ekipit të djemve të detit ishte e thellë, dy gola për shqiptarët, dhe 7 për vendasit.

Sipas medias austriake, takimet ishin në fillim të padëmshme. Por katër ditë pas ndeshjes, hetuesit federal zbritën në hotelin e ekipit të Teutës në Mayrhofen. Teuta e Durrësit, thuhet në artikull, dyshohet se e ka manipuluar ndeshjen, duke ia shitur “mafias së kumarit”. “Në emër të prokurorisë së Salzburgut, shkruhet në artikull, hetuesit kanë pyetur lojtarët, trajnerët e zyrtarët, kanë kontrolluar telefonat e tyre celularë dhe të dhëna të tjera që mund të ofrojnë dëshmi për kontakte me mafian e basteve. Të dhënat janë duke u vlerësuar në departamentin e luftës kundër krimit të organizuar. Aty, është një njësi special për luftën sportive dhe mashtrimin me bastet, që është ngritur shumë vite më parë, dhe udhëhiqet nga Franz Schëarzenbacher” thuhet në artikull. Po aty evidentohet fakti se klubet austriake nuk janë të përfshira në manipulimin e pretenduar, dhe po vlerësohet edhe bashkëpunimi me organet kombëtare e ndërkombëtare, si Europol.

News.at shkruan se hetuesit austriakë kanë precedentin e skandalit të madh të basteve, ndaj ish sulmuesit të ekipit Sanel Kuljic të cilët në fund të vitit 2013 bënë të aartë se ka pasur lojëra të manipuluara nga Shqipëria në favor të mafias së kumarit. Shqipëria shkruhet në artikull, njihet për mashtrimet sportive. Pak ditë më parë, Skënderbeu i Korçës u përjashtua nga Liga e Kampionëve për fiksimin e ndeshjeve.

Në rastin e Teutës së Durrësit, Federalët janë vënë në kontakt me kompaninë Sportradar që ka parë lëvizjet e parregullta të basteve në lojën me Ried, dhe kjo ka qenë arsyeja që ndeshja kundër Austrisë u vendos në vëmendjen e hetuesve.

Media austriake thekson se sipas studimit të universitetit të Sorbonne, janë 500 miliardë euro që lëvizin në bastet sportive, 80 përqind e tyre të paligjshme. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Griezmann eleminon Gjermaninë, Francë-Portugali finalja e Euro 2016
Shifër rekord në Europian, miliona shikues ndoqën ndeshjen Gjermani-Francë »
Article Logic
Execution time: 0.200679063797
array(1) { ["section"]=> string(107) "teuta-e-durresit-ne-hetim-nga-federalet-austriake-mashtrim-me-baste-sportive-pyeten-lojtare-e-zyrtare-45939" }