Teuta ndal Skënderbeun, Partizani sheh kreun

Publikuar tek: sport, më 22:41 16-10-2015 Teuta ndal Skënderbeun, Partizani sheh kreun

Skënderbeu ka ngecur në një barazim 2-2 me Teutën në ndeshjen hapëse të javës së shtatë të superiores, të zhvilluar pasditen e sotme në Korçë.

Sfida dhuroi mjaft surpriza. Pati përmbysje rezultati, pati dhe raste flagrante për gol në pjesën e dytë, por në fund barazimi ishte rezultati final, që i shkoi për shtat më shumë durrsakëve që stopuan rekordin e kampionëve të Shqipërisë.

‘Ujqërit e Dëborës’, u prezantuan mjaft mirë në fushë. Në minutën e parë të lojës, Hamdi Salihi shënoi golin e parë të takimit, pas një krosi të Berishës nga e majta që përfundoi në këmbët e Olayinkas, që arrin ta dërgojë në qendër, aty sulmuesi shkodran kalon vendasit në avantazh. Kampionët e Shqipërisë, tentuan sërish të gjejnë golin dhe deri në minutën e shtatë, rastet ishin aq të shumta për djemtë e Josës saqë rezultati pa frikë mund të shkonte dhe 3-0.

Por, nuk ndodhi kështu, ai që nuk shënon pëson dhe Teuta shënoi dy herë,  Musta në të 7-ën e Dita në të 13-ën, kthyen rezultatin në favor të tyre, duke nxjerre pijen Skënderbeut. Loja merr një rrjedhë tjetër dhe korçarët nisin të sulmojnë edhe më me vendosmëri, duke gjetur menjëherë golin e barazimit përmes Olainkas në minutën e 20’.

Vetëm kaq, pasi loja më tej do të ishte e mbushur me raste, por jo gola. Dhe për këtë Mirel Josa, tekniku i korçarëve, në fund tha se skuadra duhet të jetë më e vendosur dhe të mos shpërdorojë aq shumë raste. “E zotëruam gjatë gjithë kohës lojën dhe krijuam shumë raste por duhet të ishim më efikasë para portës. Teuta mund të na ndëshkonte në fund pasi u hodhëm në sulm por kjo nuk ndodhi. Ne vazhduam të luftonim deri në fund të kohës shtesë por barazuam dhe këto gjëra ndodhin në futboll”, tha Josa.

Ky barazim i korçarëve i hap rrugën Partizanit për të gjetur kreun e tabelës. Tashmë diferenca mes kampionëve dhe ndjekësve nga kryeqyteti është 3 pikë dhe një fitore e djemve të Sulejman Starovës nesër në Ballsh, ndaj Bylisit, do t’i ngjiste të kuqtë në vendin e parë. Ndeshja, për fatin e keq të të kuqve nuk pritet të luhet në kushte të mira atmosferikë, por gjithësesi demave të kuq i mbetet për detyrë të provojnë deri në fund dhe në rast fitore, javën e ardhshme Partizani do të ketë përballë në “Qemal Stafa” pikërisht Skënderbeun, në një sfidë që do të caktojë fatin kampionatit.

Paralelisht me ndeshjen Bylis-Partizani, që do të luhet në orën 14:00, luhen dhe tre sfida të tjera: Bylis-Partizani, Tërbuni-Vllaznia dhe Kukësi-Laçi. Java e shtatë do të mbyllet në orën 17:00 me sfidën më emocionuese të javës, Tirana-Flamurtarit, që do të luhet në “Qemal Stafa”.

Programi

E Premte 18:00, Skënderbeu-Teuta  2-2

E Shtunë 14:00, Tërbuni-Vllaznia

E Shtunë 14:00, Kukësi-Laçi

E Shtunë 14:00, Bylis-Partizani

E Shtunë 17:00, Tirana-Flamurtari

Klasifikimi: Skënderbeu 19 pikë*, Partizani 16, Teuta 13*, Kukësi 10, Laçi 9, Tirana 8, Flamurtari 7, Tërbuni 3, Vllaznia 1, Bylis 1

*Skënderbeu dhe Teuta kanë nga një ndeshje më shumë

(ATSH)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Thirrje raciste ndaj shqiptarëve, UEFA dënon Lokomotivën e Moskës
Federata Italiane e Futbollit elozhe për Elseid Hysajn »
Article Logic
Execution time: 0.0042240619659424
array(1) { ["section"]=> string(49) "teuta-ndal-skenderbeun-partizani-sheh-kreun-23302" }