Teuta surprizon Kukësin, Tiranës dhe Partizanit u mjafton 1 gol

Publikuar tek: sport, më 22:36 23-11-2015 Teuta surprizon Kukësin, Tiranës dhe Partizanit u mjafton 1 gol

Teuta po tregon gjithmonë e më shumë se pretendon të jetë të paktën në kupat e Europës. Ekipi durrsak mundi me rezultatin 1 – 0 Kukësin në stadiumin “Niko Dovana”, një skuadër e ngritur për tu shpallur kampion.

Nisja e takimit në Niko Dova ishte më e mirë për Kukësin, pro që gjithësesi nuk arriti të kalojë portierin Moçka. Me kalimin e minutave lojtarët vendas u shfaqën më të rrezikshëm dhe në të 37’ ishtë Burno Dita që kalon ekipin e tij në avanatazh. Goditja e mesfushorit të ri nuk i dha mundësi Koçit të shpëtonte, pas disa ndërhyrjesh portën e tij.

Pas pushimit të dy ekipet u përpiqën të shënojnë. Kukësi u zgjua më vonë, por vendosi në lëvizje mbrojtjen durrsake.

Me këtë sukses Tueta ngjitet në vendin e tretë në renditje, 9 pikë larg kreut ku ndodhet Partizani. Kukësi kështu tregon se nuk është ende në gjendje të fitojë jashtë fushës.

Partizani ka arritur të mundë Vllazninë me rezultatin e ngushtë 1-0 falë golit të shënuar nga Astrit Fazlliu në minutën e 90’.

Ndeshja është dominuar nga të kuqtë që pjesën më të madhe të lojës e kanë luajtur në gjysmëfushën kundërshtare, duke krijuar raste të shumta shënimi por nuk kanë qenë të saktë para Dragojeviç.

Kur dukej se gjithçka po shkonte drejt barazimit pa gola, ishte Fazlliu ai që dërgoi në festë të kuqtë duke ruajtur në këtë mënyrë diferencën prej 4 pikësh me Skënderbeun e vendit të dytë.

Pas javës së 12-të, Partizani kryeson me 32 pikë, ndërsa Vllaznia mbetet në vendin e fundit me vetëm 5 pikë.

Tirana ka arritur të marrë tri pikë të arta në transfertën e vështirë të Ballshit duke iu rikthyer fitores pas barazimit në shtëpi me Laçin.

Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në limitet e pjesës së parë, kur Bakaj ka shënuar një eurogol në minutën e 46.

Me këtë fitore, bardheblutë shkojnë në kuotën e 20 pikëve duke forcuar pozitat në vendin e katërt e vijuar luftën për kompeticionet europiane, ndërsa Bylisi mbetet i parafundit në tabelën e renditjes me 6 pikë.

Laçi ka arritur të mposhtë Flamurtarin me rezultatin 2-1 falë golave të shënuar nga Mitraj e Veliaj, që kanë zhvlerësuar golin e Fushtar.

Ndeshja midis Laçit e Flamurtarit ka nisur e qetë, me laçianët që janë më ngulmues ndërsa miqtë nga Vlora tentojnë me anë të kundërsulmeve. Ka qenë Nimani ai që ka dhënë sinjalin e parë, por nuk karritur të mposhtë portierin Halilaj që është bërë shpëtimtar disa herë për ekipin e tij.

Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 29 kur Fushtar kalon në avantazh miqtë, ndërsa në pjesën e dytë Laçi këmbëngul për të shkuar tek goli i barazimit dhe ia arrin qëllimit në minutën e 59 kur Mitraj do arrinte të shfrytëzonte krosimin e Veliajt e të shënonte.

Më pas është radha e kapitenit që të shënojë nga pika e bardhë, duke i dhënë Laçit fitoren pas 6 ndeshjesh, pasi fitorja e fundit ishte regjistruar në sfidën me Vllazninë në javën e 5-të të Kategorisë Superiore.

Me këtë fitore Laçi në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Flamurtari mbetet në 10 pikë në vendin e 7-të. 

(Sportal.al)

Lexo edhe: Trajneri i Partizanit dëmtohet në fushë, Starova del nga stadiumi me akull në fytyrë

Rezultatet e ndeshjeve:

23.11.2015
17:00 Partizani Tirana 1-0 Vllaznia Shkodër
17:00 Teuta Durres 1-0 FK Kukesi
14:00 Bylis Ballsh 0-1 KF Tirana
14:00 KF Laci 2-1 Flamurtari Vlore
22.11.2015
16:00 Skenderbeu 4-0 Tërbuni Pukë

Klasifikimi në Superiore:

Pos. Team GP Pts W D L GF GA +/- Form H2H
1 Partizani Tirana 12 32 10 2 0 19 8 11
2 Skenderbeu 12 28 9 1 2 26 9 17
3 Teuta Durres 12 23 7 2 3 18 12 6
4 KF Tirana 12 20 5 5 2 14 8 6
5 FK Kukesi 12 20 6 2 4 13 9 4
6 KF Laci 12 15 3 6 3 13 14 -1
7 Flamurtari Vlore 12 10 2 4 6 13 12 1
8 Tërbuni Pukë 12 7 2 1 9 10 30 -20
9 Bylis Ballsh 12 6 1 3 8 9 23 -14
10 Vllaznia Shkodër 12 5 1 2 9 8 18 -10

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Spanjollët preferojnë të përballen me Shqipërinë në grupin e Euro2016
Trajneri i Partizanit dëmtohet në fushë, Starova del nga stadiumi me akull në fytyrë »
Article Logic
Execution time: 0.022504806518555
array(1) { ["section"]=> string(68) "teuta-surprizon-kukesin-tiranes-dhe-partizanit-u-mjafton-1-gol-26130" }