Teza e matematikës doli para provimit të maturantëve, reagon Lindita Nikolla (DEKLARATA)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:11 13-06-2018 Teza e matematikës doli para provimit të maturantëve, reagon Lindita Nikolla (DEKLARATA) Lindita Nikolla, ministre e Arsimit

Reagon Ministria e Arsimit drejtuar nga Lindita Nikolla pas daljes së tezës së provimit të Matematikës që para nisjes së provimit të maturantëve.

 

Ministria i kërkon Prokurorisë të nisë hetimet për dy rastet e bëra publike online, referuar kështu edhe provimit të Letërsisë, teza e të cilit gjithashtu u publikua para se maturantët t'i nënshtroheshin provimit.

“I kërkojmë organit të prokurorisë të fillojë hetimin e menjëhershëm të dy rasteve të bëra publike online, duke mundësuar vënien përball ligjit të shkelësve, kushdo qofshin ata”, thuhet në reagimin e MASR.

REAGIMI I PLOTË:

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë u informua nga rrjetet sociale dhe mediat online lidhur me publikimin e disa fotove nga Testi i Matematikes qe u zhvillua në të gjithë vendin nga ora 10:00 -12:30. Konkretisht nga adresat në Facebook e një qytetari dhe të një deputeti janë postuar, foto te testit te matematikës, ndërsa testimi po zhvillohej në të gjithë vendin.

MASR garanton publikun se ka marre çdo masë qe parashikon ligji për të garantuar fshehtësinë dhe integritetin e testeve të maturës në fazën e hartimit dhe shpërndarjes ne 38 DAR dhe ZA, 206 mjediset ku zhvillohet provimi për 37 mijë maturantë të cilët mbikëqyren nga rreth 4300 administratorë dhe monitorues.

Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve e konsideron shkelje te rendë të ligjit Nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në RSH” dhe të akteve nënligjore, kopjimin e plotë apo te pjesshëm si dhe shpërndarjen dhe publikimin e testit.

Për këtë arsye i kërkojmë organit të prokurorisë të fillojë hetimin e menjëhershëm të dy rasteve të bëra publike online, duke mundësuar vënien përball ligjit të shkelësve, kushdo qofshin ata.

LEXO EDHE:SKANDAL! DEL TESTI I MATEMATIKËS PARA NISJES SË PROVIMIT TË MATURANTËVE

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kampet e refugjatëve në Shqipëri, flet kryeministri austriak: Do të shohim
Emri i ri i Maqedonisë, reagon Berisha: Një marrëveshje për t’u përshëndetur »
Article Logic
Execution time: 0.00490403175354
array(1) { ["section"]=> string(92) "teza-e-matematikes-doli-para-provimit-te-maturanteve-reagon-lindita-nikolla-deklarata-124244" }