Tezja e Brisida Shehajt emërohet zv-drejtore e përgjithshme e Postës Shqiptare

Publikuar tek: politike, më 22:44 06-12-2015 Tezja e Brisida Shehajt emërohet zv-drejtore e përgjithshme e Postës Shqiptare

Zëvendës-drejtore e përgjithshme e Postës Shqiptare është emëruar Zhaneta Shehu.

Lajmin e ka dhënë një miku i saj në Facebook, ndërsa vetë Zhaneta Shehu, tezja e drejtoreshës së Tatimeve, Brisida Shehaj, komenton në statusin e tij, duke falënderuar për urimet në lidhje me postin e ri.

Zv-drejtorja e re e Postës Shqiptare, Zhaneta Shehu, ka rreth 10 vjet që është kthyer nga emigracioni në shtetin helen. Menjëherë pas kthimit, ajo u emërua shefe e personelit ndërsa vetëm më më vonë zv-drejtore e përgjithshme.

Por M.D, një nënë të cilës Shehu u ka dhënë mësim fëmijëve të saj,  tregon se zv.drejtoresha nuk e ka fituar me meritën e mbesës së saj postin.

“ Unë Zonjën e njoh, më ka mësuar fëmijët. Është grua zonjë dhe nuk jeton prej një viti në Tiranë por ka 10 vite. Që këtu fillon gënjeshtra. Dhe karrierën nuk e ka nga mbesa por nga aftësitë e saj”.

12348463_1077641245582282_1487754486_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Greta Koçi feston dhe shpjegon domethënien e fitores së Belind Këlliçit
Ervin Salianji humbi garën dhe ja çfarë thotë për kryetarin Basha: Nuk është fundi »
Article Logic
Execution time: 0.020606994628906
array(1) { ["section"]=> string(84) "tezja-e-brisida-shehajt-emerohet-zv-drejtore-e-pergjithshme-e-postes-shqiptare-27117" }