Thaçi akuza të ashpra ndërkombëtarëve: Nuk mbajtët premtimet

Publikuar tek: rajon, më 14:04 09-10-2017 Thaçi akuza të ashpra ndërkombëtarëve: Nuk mbajtët premtimet

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mori pjesë në debatin “ Perceptimi publik i Gjykatës Speciale të Kosovës: rreziqet dhe mundësitë”.

Gjatë këtij debati, duke folur për Gjykatën Speciale, ku nënvizoi se është një mundësi e mirë për të forcuar ndjenjën e drejtësisë në vend.

“Publikimi i pjesëve të raportit në media ndërkombëtare me ndikim të rusëve, raporti është shprehje e mllefit ndaj kontributit të SHBA dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovs. Institucionet e Kosovës këtij raporti iu përgjigjën me shumë përgjegjësi”, është shprehur Thaçi.

Më tej presidenti shtoi se themelimin e Gjykatës Speciale erdhi si nevojë politike ndërkombëtare e aktorëve ndërkombëtarë, në këtë mënyre Thaçi hodhi akuza edhe për ndërkombëtarët, ku i akuzoi për mosmbajtje të premtimeve.

“Nga Bashkësia Ndërkombëtare na u premtua se do të mund të aplikonim për anëtarësim në Këshillin e evropës, se do të ndodh liberalizimi i vizave, që do të kemi mbështetje masive për anëtarësim në UNESCO, se do të formonim Ushtrinë e Kosovës shpejt dhe se do të kishim njohje të reja. Kosova mbajti fjalën themeloi Gjykatën  Speciale, mirëpo Bashkësia Ndërkombëtare asnjë nga këto premtime nuk i realizoi, përkundrazi Kosovës iu vështirësua rrugëtimi euroatlantik”, deklaroi Thaçi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033233880996704
array(1) { ["section"]=> string(65) "thaci-akuza-te-ashpra-nderkombetareve-nuk-mbajtet-premtimet-95252" }