Thaçi dërgon në Kuvend draft-rezolutën, kërkon bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën

Publikuar tek: rajon, më 20:52 01-07-2019 Thaçi dërgon në Kuvend draft-rezolutën, kërkon bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën

Presidenti Hashim Thaçi i ka dërguar Kuvendit një draft-rezolutë kërkon miratimin e disa kërkesave që do t'i hapin rrugë bashkimit të Luginës me Kosovën.

Thaçi thotë se deputetët kosovarë duhet të respektojnë vullnetin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të shprehur me referendumin e vitit 1992 dhe me luftën e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

'Kosova, të zgjedhurit e popullit tonë, duhet ta respektojnë vullnetin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të shprehur me referendumin e vitit 1992 dhe me luftën e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, sipas vullnetit të tyre të lirë për vetëpërcaktim, janë legjitime dhe në pajtim me të drejtën ndërkombëtare', shkruan Thaçi.

Ndërkaq, jetësimi i këtyre kërkesave është detyrë e ligjvënësve të Kosovës dhe ndihmon stabilitetin afatgjatë duke hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

'Jetësimi i këtyre kërkesave e ndihmon stabilitetin afatgjatë dhe kontribuon në vendosjen e paqes në rajonin tonë, duke hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Si president i vendit i kam mbështetur vazhdimisht kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, por sot i kam dërguar Kuvendit edhe një draft-rezolutë, ku përtej dallimeve politike apo çfarëdo qofshin ato, kam kërkuar që këto kërkesa të mbështeten dhe të miratohen edhe prej të zgjedhurve të popullit në Kuvendin e Republikës së Kosovës', përmbyll Hashim Thaçi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11271095275879
array(1) { ["section"]=> string(96) "thaci-dergon-ne-kuvend-draft-rezoluten-kerkon-bashkimin-e-lugines-se-presheves-me-kosoven-170745" }