Thaçi mund të pengojë ardhjen e Vuçiçit në Elbasan

Publikuar tek: sport, më 16:17 02-10-2015 Thaçi mund të pengojë ardhjen e Vuçiçit në Elbasan

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se ai ka rënë dakort me homologun e tij shqiptar, Edi Ramën për të qenë i pranishëm në stadiumin “Elbasan Arena” për të ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri-Serbi që do të luhet më 8 tetor.

Por, Vuçiç është përballur ditët e fundit me një të papritur. Në listën e të ftuarve në stadium është edhe emri i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi dhe personaliteteve të tjera nga Kosova, çka nuk e bën kryeministrin serb të ndihet shumë komod mes tyre.

“Nuk kam marrë ende një vendim edhe pse kam rënë dakort me kryeministrin Edi Rama. Por, tani kam mësuar se në listë ndodhet edhe emri i Hashim Thaçit dhe personave të tjerë. Unë nuk e kam problem nëse Thaçi është i pranishëm në mitingje politike, por unë duhet të lajmërohem më parë për këtë”, ka deklaruar Vuçiç.

Kryeministri serb ka thënë gjithashtu se nuk është i frikësuar për sigurinë e tij në Shqipëri, por për atë të lojtarëve. Ai është shprehur se Serbia do të dërgojë turproja për të garantuar sigurinë e lojtarëve dhe tifozët serbë në Shqipëri.

Lexo edhe: Thaçi mund të pengojë ardhjen e Vuçiçit në Elbasan

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zv/Presidenti i Federatës serbe: Lojtarët serbë do i sulmojnë në Shqipëri, mund të mos kemi mbrojtje
“Po i hidhni benzinë zjarrit”, Tifozat Kuq e Zi paralajmërojnë Ramën dhe Dukën »
Article Logic
Execution time: 0.0041351318359375
array(1) { ["section"]=> string(56) "thaci-mund-te-pengoje-ardhjen-e-vucicit-ne-elbasan-22191" }