Thaçi: Nuk do ketë ndarje por korrigjim të kufijve, duhet të respektojmë vullnetin e popullit

Publikuar tek: rajon, më 11:59 08-08-2018 Thaçi: Nuk do ketë ndarje por korrigjim të kufijve, duhet të respektojmë vullnetin e popullit Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dalë në një knferencë për shtyp ditën e sotme.

I pyetur nga gazetarët për çështjen e kufijve të Kosovës, është shprehur se synimi i tij nuk është ndryshimi i kufijve por korrigjimi i tyre.

Thaçi tha se do të jetë një bashkëbisedim transparent dhe i rregullt në pajtueshmëri të dyanshme, duke u përpjekur të arrijnë një marrëveshje me Serbinë për korrigjimin e kufijve pasi duhet të respektojnë vullnetin dhe dëshirën e popullit shqiptar.

Më shumë nga deklarata e Thaçit:

Synimi im nuk është ndryshimi i kufijve është korrigjimi i i tyre. Korrigjimi nënkupton bashkëngjitjen e plotë në tërësi të Preshevës,  Medvegjës dhe Bujanocit me Republikën e Kosovës.

Bashkëbisedimi me Serbinë duhet të jetë një proces i rregullt dhe transparent. Do jetë transparent në pajtueshmëri të dyanshme.

Theksoj që nuk do ketë ndarje por korrigjim mud të ketë nwse ndodh pajtueshmëri e dyanshme, do përpiqemi vetëm për korrigjim nëse do mund ta arrijmë.

Mendoj se shqiptaret duhet ti gëzojnë të drejtat e tyre për të qenë të barabartë.

Nuk sjell pritë por gëzim për shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc.

91% e shqiptarëve e mbështesin korrigjimin e kufijve ndërsa 98% shprehin vullnetin e tyre të lirë t’i bashkangjiten Kosovës prandaj duhet të respektojmë vullnetin e popullit.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çështja e kufijve, reagon DASH: Kosova dhe Serbia të shmangë retorikën negative
‘Ndryshimi i kufijve sjell luftë’, Thaçi i përgjigjet Haradinajt »
Article Logic
Execution time: 0.015458822250366
array(1) { ["section"]=> string(98) "thaci-nuk-do-kete-ndarje-por-korrigjim-te-kufijve-duhet-te-respektojme-vullnetin-e-popullit-130505" }