Thaçi propozon Referendum për shkëmbim territoresh me Serbinë, SQARON marrëveshjen (REAGIMI)

Publikuar tek: rajon, më 17:01 07-08-2018 Thaçi propozon Referendum për shkëmbim territoresh me Serbinë, SQARON marrëveshjen (REAGIMI) Hashim Thaçi

Merr një dinamikë krejt ndryshe çështja e korrigjimit, apo ndryshimit të kufirit të Kosovës.

Pas debatit të madh që hapi në Shqipëri dhe Kosovë, propozimi i presidentit Thaçi për korrigjim të kufirit me Serbinë, në favor të Kosovës për të rimarrë territoret e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, këtë herë është sërish numri një i shtetit kosovar, që ka hedhë një tjetër ide në tryezë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Thaçi ka propozuar që për idenë e tij të korrigjimit të kufirit, të votohet në një referendum.

Thaçi thotë se duhet të jenë qytetarët e Kosovës, ata që do vendosin nëse duhet emplementuar ky propozim i tij, apo jo.

Sakaq, Thaçi sqaron se si do të jetë marrëveshja, duke theskuar se nuk do të ketë shkëmbim të territoreve, dhe se është mundësia e vetme që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja t’i bashkohen Kosovës.

“Prandaj, është e domosdoshme që t’iu mundësojmë qytetarëve tanë të drejtën e referendumit, gjë që për të cilën jam duke punuar që të bëhet realitet”, shkruan ndër të tjera Thaçi. Ky propozim i ri i presidentit kosovar pritet të hap një tjetër valë të madhe reagimesh.

Reagimi i plotë:

Një mesazh për ata që mendojnë se korrigjimi i kufijve në mënyrë paqësore është ide e keqe, përkundër faktit se e dinë që është mundësia e vetme që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja t’i bashkohen Kosovës.

Që të jem i qartë: Unë e kam hedhur poshtë me kohë opsionin e ndarjes dhe të shkëmbimit të territoreve. Unë jam duke folur vetëm për korrigjim të kufirit në mënyrë paqësore, dhe atë, në favor të Kosovës. Ndërsa, kundërshtuesit e këtij propozimi, propagandojnë për ndarje dhe shkëmbim të territoreve.

Në një situatë të tillë, vertet që nuk mbetet rrugë tjetër përveç fuqizimit të vendimmarrjës së qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke iu mundësuar atyre për të vendosur vetë se kush ka të drejtë dhe se cili opsion është në interes të Kosovës. Prandaj, është e domosdoshme që t’iu mundësojmë qytetarëve tanë të drejtën e referendumit, gjë që për të cilën jam duke punuar që të bëhet realitet. HTH

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021675109863281
array(1) { ["section"]=> string(96) "thaci-propozon-referendum-per-shkembim-territoresh-me-serbine-sqaron-marreveshjen-reagimi-130425" }