Thanë se është me pushime në Greqi, Rama i përgjigjet mediave greke, por merr në qafë ministrat e tij

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:54 20-07-2017 Thanë se është me pushime në Greqi, Rama i përgjigjet mediave greke, por merr në qafë ministrat e tij

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje mediave greke, të cilat raportuan se ai së bashku me Linda Ramën ndodhen me pushime në qytetin e vogël turistik grek, Parga.

Rama e mohon një gjë të tillë, dhe thotë se pushimet i kalon vetëm në Shqipëri. Madje duket se kryeministri ka marrë në qafë dhe ministrat e tij, për të cilët shkruan se do jetë rregull t’i kalojnë pushimet vetëm në Shqipëri.

"Mediat greke thonë jam me pushime në Greqi 1.S'jam me pushime 2.Pushimet i bëj vetëm në Shqipëri 3.Ky do jetë rregull edhe për ministrat", shkruan Rama.

Përsa i përket pikës së tretë të Ramës, duket do jetë e vlefshme nga viti tjetër, pasi tashmë i kanë marrë pushimet, edhe pse nuk dihet ku janë mendohet që pjesa më e madhe e ministrave të tij të kenë zgjedhur shtete të huaja  ose përtë shijuar fitoren ose për t'u çlodhur nga fushata.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021273851394653
array(1) { ["section"]=> string(105) "thane-se-eshte-me-pushime-ne-greqi-rama-i-pergjigjet-mediave-greke-por-merr-ne-qafe-ministrat-e-tij-86338" }