“The Economist”: Rama po përpiqet të zvogëloj varësinë nga Meta

Publikuar tek: politike, më 20:17 18-03-2015 “The Economist”: Rama po përpiqet të zvogëloj varësinë nga Meta

Prestigjozja britanike The Economist shkruan në raportin e publikuar së fundmi se kryeministri Edi Rama po përpiqet të tërheq mbështetësit e LSI-së në anën e tij, në mënyrë që të zvogëloj varësinë nga kreu i kësaj partie, Ilir Meta.

Sipas kësaj agjencie, Rama do të vijojë me reformat dhe premtimet social-ekonomie, të cilat i dhanë fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit 2013.

“Pas fitores së zgjedhjeve të përgjithshme, Rama kërkon të ndërtojë mbi këtë fitore një tërheqje të mundshme të disa mbështetësve të LSI-së në anën e tij, me qëllim për të minimizuar varësinë nga Ilir Meta. Rama do të vijonë me reformat dhe premtimet social-ekonomike, të cilat rritën popullaritetin në kutitë e votimit”, shkruan The Economist në raportin e siguruar nga Top Channel.

Pesimist është ky raport sa i përket performancës që do të ketë PD dhe opozita në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Sipas The Economist, kjo parti nuk është mësuar të ketë udhëheqës tjetër përveç Sali Berishës, çka ia vështirëson më tej punën kreut të PD-së, Lulzim Basha.

“Basha do të ketë një të përpjetë për të ngjitur drejt udhëheqjes së partisë, e cila nuk është mësuar të ketë një udhëheqës tjetër veç Sali Berishës. Kjo do t’ia bëjë të vështirë Partisë Demokratike për ta përmirësuar performancën në zgjedhjet e ardhshme lokale”.

Sa i përket hapjes së negociatave midis Shqipërisë dhe BE-së, The Economist shkruan se kjo mund të ndodh në fund të këtij viti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mesila Doda: Hapja e dosjeve, hipokrizi. Kokat e krimit i mban Rama nën sqetull
Parlamenti/ Mungon Meta, Halimi: Meta të dorëhiqet, qeveria fsheh krimin, na thatë për Xhuvanin "djalë i mirë" »
Article Logic
Execution time: 0.022691011428833
array(1) { ["section"]=> string(65) "the-economist-rama-po-perpiqet-te-zvogeloj-varesine-nga-meta-6296" }