The Economist: Shqipëria, vendi lider i reformave në rajon. Flasin Rama, Ahmetaj dhe Sejko

Publikuar tek: ekonomi, më 20:33 16-01-2016 The Economist: Shqipëria, vendi lider i reformave në rajon. Flasin Rama, Ahmetaj dhe Sejko

Revista prestigjioze ‘The Economist’, në numrin e saj të fundit të datës 16- 22 janar 2016, publikon një artikull prej tetë faqesh për Shqipërinë.

Artkulli, i realizuar nga Quantum Productions, e përshkruan vendin si lider të reformave në rajonin e Ballkanit, ndërsa bën një prezantim të zhvillimeve kryesore të ekonomisë shqiptare në dy vitet e fundit, reformat e ndërmarra, sektorët potenciale, klimën e biznesit dhe atraksionet për investime apo turizëm.

Pjesë e artikullit janë intervistat e realizuara me Kryeministrin, Edi Rama dhe disa ministra të kabinetit qeveritar; Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë dhe përfaqësues të sipërmarrjes, transmeton Ata.

Gjatë javës së ardhshme ky artikull i The Economist do të bëjë xhiron e botës duke promovuar Shqipërinë në të gjitha vendet ku revista prestigjoze është e pranishme, përfshirë dhe punimet e Forumit Ekonomik Botëror në Davos që do të zhvillohet në datat 20-23 janar.

Artikulli përshkruan disa nga zhvillimet kryesore të ndodhura në Shqipëri që nga shtatori 2013 kur qeveria e re mori detyrën, duke vendosur një theks të vecantë tek reformat gjithëpërfshirëse dhe mundësitë që Shqipëria ofron në sektorë të ndryshëm.

“Në krye të qeverisë, njëkohësisht shtysa më e rëndësishme për reformat, është Kryeministri Edi Rama, i pari Kryeministër që po reformon dhe modernizon realisht vendin”, shkruan artikulli.

“Shqipëria ka pritur shumë vite për këto reforma dhe ne po i bëjmë ato të mundura. Ka qenë një punë e vështirë por e domosdoshme dhe ne jemi të inkurajuar nga mbështetja qe kemi marrë”, citohet Kryeministri Rama.

Artikulli nënvizon tre reforma të rëndësishme që kanë dhënë rezultate pozitive sic janë reforma për rikthimin e stabilitetit makroekonomik dhe fiskal, reforma në energji dhe ajo administrative-territoriale.

“Në Kabinetin e z. Rama, një nga ministrat e orientuar drejt reformave është Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes,  Arben Ahmetaj i cili ka këmbëngulur tek lehtësimi i procedurave dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend, përkrah reformës për garantimin e stabilitetit makroekonomik, pjesë e së cilës ishte vendosja e sistemit progresiv të taksimit dhe marrja e masave ambicioze për përmirësimin e transparencës” , shkruan artikulli.

“ Në 2014, mbledhja e taksave u përmirësua në mënyrë të ndjeshme duke arritur një nivel rekord”, thotë ministri Ahmetaj. “Në paketën e fundit fiskale ne zeruam taksën e biznesit të vogël, një hap që nuk kishte ndodhur kurrë më parë për mbi 83,000 mijë biznese të kësaj kategorie, ndërsa ulëm në 5% tatim fitimin për bizneset me xhiro nga 50,000 – 80,000 dollarë në vit”, citohet ministri.

Artikulli shkruan për reformën në energji dhe paketat e mbështetjes sektoriale të prezantuara në manifakturë dhe bujqësi.

“Me një ekonomi tregu në zhvillim, nivel të ulët të taksave dhe fuqinë punëtore të re, të edukuar dhe konkurruese (mosha mesatare është 32 vjec), Shqipëria përfaqson një atraksion për investime. Krahas ndërmarrjes së reformave strukturore gjithëpërfshirëse, qeverisa shqiptare është e vendosur të krijojë kushte të favorshme për investitorët në energjinë e rinovueshme, turizëm, agrobiznes, infrastrukturë dhe shërbime”, thuhet për klimën e investimeve në vend.

Shqipëria po kthehet me shpejtësi në një nga destinacionet më popullore turistike në Ballkanin Perëndimor. Kjo nuk duhet të përbëjë një surprizë. Shqipëria është një thesar I fshehur ku mund të gjesh site arkeologjike të harruara, peizazhe spekatokale të maleve të lartë dhe një vijë bregdetare mbresëlënëse që shkrin detin Adriatik me atë Jonian.

Shqipëria ka disa qytete që janë pjesë e pasurisë botërore të mbrojtur nga UNESCO, katër stinë për sportet e aventurës, vlera kulturore dhe histirike unike, të cilat janë mbajtur secret nga pjesa tjetër e botës për shumë kohë. Shqipëria është vetëm një ore larg kryeqyteteve të mëqdha në Europë dhe ka akses pa viza për të gjithë qytetarët eurpianë dhe mbajtësit e vizave Shengen.

“Qëllimi ynë tani është ta kthejmë Shqipërinë në një nga destinacionet më tërheqëse në Mesdhe” , thotë ministri Ahmetaj.

Artikulli shkruan gjtihashtu për incentivat që ofron ligji I ri për turizmin, për tërheqjen e investimeve në industrinë e turizmit me qëllim modernizimin e sektorit.

“Të sjellim investitorë cilësorë është prioriteti ynë. Ne këmi nevojë ta ngrejmë sektorin e turizmit në një nivel tjetër, sa I përkëet mikpritjes dhe cilësisë së shërbimit, në një nivel të denjë për buykuritë që ofron vendi ynë. Shqipëria është Europa e pazbuluar që lë gjurmë të gjata tek gjithkush e viziton atë”, përfundon ministri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.21019792556763
array(1) { ["section"]=> string(92) "the-economist-shqiperia-vendi-lider-i-reformave-ne-rajon-flasin-rama-ahmetaj-dhe-sejko-30179" }