''The Guardian’’ editorial për emigrantët dhe Shqipërinë: “BE mesazh Ballkanit: Dyert e hapura, po bëtë reformat’’

Publikuar tek: politike, më 11:51 28-08-2015 ''The Guardian’’ editorial për emigrantët dhe Shqipërinë: “BE mesazh Ballkanit: Dyert e hapura, po bëtë reformat’’ Fotoja në editorialin e ''The Guardian''

“Këndvështrimi i ‘’The Guardian” mbi BE-në dhe emigracionin: Të ndalojmë Ballkanin së qenuri pjesë e problemit”, kështu titullohet editoriali i sotëm i gazetës britanike për samitin e Vjenës. 

“The Guardian’’ shkruan për samitin dhe emigracionin e njerëzve nga Ballkani drejt vendeve të BE-së, duke vendosur një foto nga samiti me Edi Ramën që takon presidentin e Austrisë Heinz Fischer dhe kancelaren gjermane Angela Merkel.

Sipas gazetës britanike BE-ja duhet të zgjidhë problemet në Ballkan dhe vetëm kështu do nisë zgjidhjen për krizën e emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

"Vitin e kaluar, presidenti i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker, tha se nuk do të ketë zgjerim të BE-së gjatë pesë viteve të ardhshme. Ky ishte një mesazh jashtëzakonisht i dobët për t’u dërguar jashtë, në Ballkan. Në Vjenë, liderët e BE-së duhet ta saktësojnë dhe të dërgojnë një sinjal të qartë se nëse bëhen reformat e duhura, dyert nuk do të rrinë gjithmonë mbyllur", shkruan gazeta.

Editoriali

Angazhimi joreal i David Cameron për të ulur emigrimin në më pak se 100,000 persona duhet me siguri të bjerë poshtë tani. Ai kurrë nuk ishte i mundur për t’u përmbushur, vetëm për shkak të detyrimeve ndërkombëtare dhe për shkak se punëdhënës të tillë si Instituti i Drejtorëve i kanë përsëritur shpesh atij se nuk ishte vetëm e paarritshme, por edhe e padëshirueshme.

Por pasojë e përcaktimit të një objektivi të paarritshëm është dëmtimi i besimit të publikut dhe përforcimi i një perceptimi të rremë të Britanisë nën rrethim, nxitur edhe nga imazhet e telave në kampin e emigrantëve në Calais.

Ndërkohë, të paktën 20 trupa u gjetën në pjesën e prapme të një kamioni të braktisur hungarez në autostradën austriake, për të shtuar edhe  trupat e të paktën 50 emigrantëve gjetur në një anije që lundronte nga Libia në Itali.

Gjetja e një zgjidhje të gjerë në BE për lëvizjen më të madhe të popujve që nga Lufta e Dytë Botërore është një prioritet urgjent.

Pra, takimi i Vjenës i BE-së dhe liderëve të Ballkanit të enjten, ishte në kohë. Ka 15 vjet që kur kapitulli i konflikteve të armatosura në Evropën Juglindore është mbyllur. Por rrjedha aktuale e emigrantëve të Ballkanit që shkon drejt veriut më të pasur të Evropës, demostron, ndër të tjera, se sa ka munguar në përpjekjet e BE-së krijimi i një strategjie për këtë rajon ekonomikisht dhe politikisht të brishtë.

Një arsye pse mijëra familje nga Kosova dhe gjetkë kanë shpërngulur veten e tyre për t'u bashkuar me turmat nga Siria dhe Afganistani duke u përpjekur për të arritur Gjermaninë dhe Skandinavinë, është pritja e gjatë për anëtarësim në BE, dhe për perspektivë më të mirë jetese, që nuk u materializua kurrë.

Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit sigurisht që kanë patur faj, duke dështuar në luftën ndaj korrupsionit dhe në qeverisjen e dobët.

Perspektiva e vendeve të punës më të mirëpaguara në Gjermani, si dhe joshja e rrjeteve të trafikantëve, kanë patur rolin e tyre.  Por çështja e rolit të BE-së nuk mund të zvogëlohet: nëse njerëzit ndalin së besuari se vendi i tyre s’mund t’u ofrojë një shanc për një të ardhme më të mirë, të paktën, për fëmijët e tyre, ata do të marrin një valixhe dhe do të kërkojnë një jetë më të mirë diku tjetër.

Shtetet e Ballkanit që nuk janë antarësuar në BE, janë në harresë. Kjo duhet të trajtohet më shpejt se çdo gjë. Pasi Kroacia u bashkua me BE-në në vitin 2013, duket se i ka të gjitha por pranimi ka ngecur.

Presidenti i Maqedonisë e përshkruan vendin e tij si një komb "mbërthyer në ashensor"; bisedimet me BE-në nuk po shkojnë askund për shkak të një mosmarrëveshjeje për emrin me Greqinë.

Bisedimet e Malit të Zi dhe Serbisë janë ngjashmërisht frustruese përkundër marrëveshjes së mirëpritur kohëve të fundit mes Serbisë dhe Kosovës.

Kosova bashkë me Shqipërinë, janë dy ‘’prodhuesit’’ më të mëdhenj ballkanikë të emigrantëve në BE. Kjo në vetvete është absurde: situata në këto vende po legjitimon pretendimin për azil. Çfarë e drejton nisjen e kësaj teze janë kryesisht faktorët ekonomikë dhe të frustrimit politik.

Ndreqja e Ballkanit është një detyrë ende e papërfunduar që ka BE-ja dhe tani duhet të përqëndrohet në të, si pjesë e përgjigjes së saj të përgjithshme ndaj krizës së emigracionit.

Të lësh një situatë të keqe të bëhet edhe më keq, do të sjellë vetëm probleme, politike dhe ekonomike si fillim dhe pasiguri gjeopolitike si ajo ku Rusia përpiqet të rrisë ndikimin e vet në rajon, për të cilin gjithmonë është kujdesur.

Vitin e kaluar, presidenti i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker, tha se nuk do të ketë zgjerim të BE-së gjatë pesë viteve të ardhshme. Ky ishte një mesazh jashtëzakonisht i dobët për t’u dërguar jashtë, në Ballkan. Në Vjenë, liderët e BE-së duhet ta saktësojnë dhe të dërgojnë një sinjal të qartë se nëse bëhen reformat e duhura, dyert nuk do të rrinë gjithmonë mbyllur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Topalli: Rama një gënjeshtar i pacipë, po provohet çdo ditë se është rrezik kombëtar
“Qeveria fsheh të dhënat e korrikut, mbulon korrupsionin në financa”, denoncon PD »
Article Logic
Execution time: 0.030548095703125
array(1) { ["section"]=> string(110) "the-guardian-editorial-per-emigrantet-dhe-shqiperine-be-mesazh-ballkanit-dyert-e-hapura-po-bete-reformat-19389" }