Thellohet përplasja Xhaka-De Biasi, mesfushori: Po ju them të vërtetën

Publikuar tek: sport, më 15:53 26-03-2017 Thellohet përplasja Xhaka-De Biasi, mesfushori: Po ju them të vërtetën

Mesfushori Taulant Xhaka mungoi në sfidën kundër Italisë, çka bëri që të dalin zërat se përplasja mes tij dhe trajnerit Gianni De Biasi është rindezur.

Por De Biasi reagoi duke thënë se Xhaka kishte probleme, kjo sipas tij, ishte arsyeja pse mungoi, e ndërsa shtoi se dera e kombëtares mbetet e hapur.

Megjithatë Xhaka ka reaguar sot duke treguar versionin e tij. Mesfushori i Bazelit thotë se i vetmi problem është direkt me De Biasin. Ja reagimi i tij:

am shumë i zhgënjyer me deklaratën e trajnerit te kombëtares që nuk thotë të vërtetën. Une Taulant Xhaka do ta them të vërtetën se jam plotësisht i zhgënjyer kur trajneri De Biazi thotë se ika në Bazel për sepse kisha problem, unë ju garantoj se nuk kam asnjë problem, por problemi është direkt me Trajnerin Di Biazin i cili për mua ma ka ba me të padrejtë pa asnji arsye, kam qen nji lojtar titullar në kombëtaren time dhe me mish e me shpirt kam luajtur për flamurin dhe atdheun tim, dhe deklarata e tij se më ka mbrojtur tregon se ai nuk thotë të vërtetën por i lakon gjërat. Unë kam kërkua nga ai që të bisedojmë që të më japë arsyen pse unë nuk jam titullar por ai me ironi nuk më tregon asnjë arsye, por as që do të dëgjojë mendimin tim. Unë nuk kam filluar të luaj sot, por jam prej një kohe të gjatë profesionist dhe unë i rrespektoj mendimet e trajnerit, por në këtë rast ai nuk ka pas arsye të mbrojë po vetëm të vërtetën ta thotë. Menyrën dhe selljen e tij nuk konceptoj dot, mua me dhimbset Shqipëria dhe populli im, kurse trajnerit i dhimbsen lekët. Juve fansave kuqe e zi dhe tër Shqipërisë ju them se më është bërë padrejtësi deri fund.

Taulant Xhaka

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kërcënoi se do ta rrihte gjyqtarin e takimit Itali-Shqipëri, Ded Ndreca zhduket nga "sytë këmbët"
Pas 60 vitesh, hapet një tjetër pallat sporti në Tiranës (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.0042479038238525
array(1) { ["section"]=> string(74) "thellohet-perplasja-xhaka-de-biasi-mesfushori-po-ju-them-te-verteten-73181" }