Thellohet skandali i “Velierës”, KLSH urdhër të prerë Dakos: Ndal punimet

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:20 26-02-2017 Thellohet skandali  i “Velierës”, KLSH urdhër të prerë Dakos: Ndal punimet

Kontrolli i Lartë i Shtetit urdhëron bashkinë e Durrësit, e drejtuar nga Vangjush Dako që të ndërpresë përfundimisht punimet në Torrën Veneciane, deri në përgjigjen konkrete të Institutit të Arkeologjisë dhe të Agjensisë së Shërbimit Arkeologjik.

Newsbomb.al zbardh dokumentin e KLSH dërguar në zyrën e Dakos, për të bllokuar punimet për projektin “Veliera”.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon që bashkia e Durrësit të zbatojë vendimin e gjykatës Administrative Durrës, që të ndërpresë punimet e gërmimit dhe të mos vazhdojë projektin deri në përgjigjen përfundimatare të Institutit të Arkeologjisë dhe të Agjensisë së Shërbimit të Arkeologjisë, pasi rrezikohet përdorimi jo me ekonomicitet i fondeve publike”, thuhet në shkresën e KLSH-së, bazuar në kërkesën e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Vlerave Kombëtare dhe Zyra Qytetare për Mbrojtjen e Mjedisit, lidhur me punimet e gërmimit në një nga qendrat më të spikatura të Durrësit, me qëllim ngritjen e një vepre urbane.

Në dokument thuhet edhe se KLSH do të verifikojë ankesën e dërguar në momementin që do të auditojë bashkinë e Durrësit. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016484022140503
array(1) { ["section"]=> string(75) "thellohet-skandali-i-velieres-klsh-urdher-te-prere-dakos-ndal-punimet-69981" }