Thellohet skandali: Pavarësisht zbulimeve bashkia e Durrësit merr nën kontroll situatën, “avullojnë” arkeologët

Publikuar tek: kulture-art, më 14:50 08-02-2017 Thellohet skandali: Pavarësisht zbulimeve bashkia e Durrësit merr nën kontroll situatën, “avullojnë” arkeologët

Ditën e djeshme në Torrën Veneciane, sikurse u denoncua edhe në fotot e publikuara në newsbomb.al, në njërën nga këmbët e velierës, nga gërmimet, u duk qartë një top mesjetar ndërsa binin veçanërisht në sy rrënojat, muret e trashë, që konsiderohen antike, mesjetare, rrënoja bizantine.

U tha që arkeologet kishin ndaluar punimet e firmes private dhe po shqyrtonin zbulimet antike në Durrës, por duket se situatën e ka marrë në dorë vetë Bashkia. Denoncimi vjen nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore që bën me dije se, të vetmit që po punonin me kazma e lopata pranë murit mesjetar dhe topit të zbuluar ishin punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Komunale të Bashkise (uniformat e punonjesve mbajnë mbishkrimin NSHK Durrës).

“Ku janë arkeologet ketu, proceset e gërmimit konservues. Apo hajde ta mbarojme sa më parë këtë pune se vjen qershori.
Nuk paska qenë rastësi edhe vonesa e bashkisë për të lidhur kontratën e monitorimit me Institutin e Arkeologjisë dy muaj pas nisjes së punimeve, në një kohë që pjesa më e madhe e gërmimeve ishin kryer”, shkruan Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë ndërsa publikon fotot.

sk.jpg

sk2.jpg

sk3.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çmenduria vazhdon: Zbulohen rrënojat në këmbët e Velierës në Durrës, shquhet dhe topi mesjetar
Shkrimtari Fadil Kraja zbardh poezinë e Dritëro Agollit për Jozefina Topallin »
Article Logic
Execution time: 0.03068995475769
array(1) { ["section"]=> string(113) "thellohet-skandali-pavaresisht-zbulimeve-bashkia-e-durresit-merr-nen-kontroll-situaten-avullojne-arkeologet-68101" }