Thellohet tragjedia në Mat, ndërron jetë punonjësi tjetër i Bashkisë, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:28 11-10-2018 Thellohet tragjedia në Mat,  ndërron jetë punonjësi tjetër i Bashkisë, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur  (EMRI)

Policia ka arrestuar autorin e krimit në Mat, Kujtim Koxha, i cili qëlloi për vdekje njërin nga punonjësit e Bashkisë dhe plagosi 3 të tjerë.

Sakaq, mësohet se bilanci i viktimave është rritur pasi shtetasi Erzen Aliaj, i transportuar me urgjencë drejt Tiranës ka ndërruar jetë.

Mësohet se në aksionin për kapjen e 51 vjeçarit, janë angazhuar rreth 40 forca policie.

Si rezultat i një pune të mirë organizuar Policia e Matit në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, si rezultat i ndjekjes  kap dhe arreston autorin e dyshuar i cili qëlloi me armë drejt disa personave ku  si pasojë mbetën të vrarë dy shtetas, ndërkohë që dhe 2 të tjerëë janë të plagosur, në gjendje tëë rëndë.

Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet.

Koxha qëlloi për vdekje Mentor Hoxhën punonjës bashkie, si dhe plagosi  Arstrit Hanin, Erzen Aliaj (i cili ndërroi jetë pak momente më parë) dhe H.Buçin, gjithashtu punonjës bashkie.


NJOFTIMI I POLICISË:

Kapet në kohë rekord nga Policia autori i ngjarjes në fshatin Shëlli.

Pas një orë ndjekje Policia kap e prangos autorin e ngjarjes.

Si rezultat i një pune të mirë organizuar Policia e Matit në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, si rezultat i ndjekjes  kap dhe arreston autorin e dyshuar i cili qëlloi me armë drejt disa personave ku  si pasojë mbeti i vrar një shtetas dhe u plagosen 3 të tjerë.

Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet.

Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie


NJOFTIMI I POLICISË:

Burrel- Policia identifikon autorin e ngjarjes në fshatin Shëlli, Mat

Rreth orës14:00, Policia e Komisariatit Mat u informua se në fshatin Shëlli, njësia administrative Macukull janë dëgjuar të shtëna arme.

Menjëherë shërbime të shumta policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi K.K. 51 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt disa personave, në një lokal.

Për pasojë ka humbur jetën shtetasit M.H, si dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit A.H,  E.A. dhe H.B.

Shtetasit E.A. dhe H.B. janë dërguar në drejtim të Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Nga veprimet paraprake rezulton se këta persona po punonin për hapjen e një rruge në këtë fshat.

Dyshohet se autori është konfliktuar më parë me punonjësit e Bashkisë dhe më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qelluar në drejtim të tyre, në një lokal.

Në vendngjarje është sekuestruar arma e zjarrit.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimi me ekspert të Policisë nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, të cilët po hetojnë këtë ngjarje.

Grupi hetimor gjithashtu ndodhet në vendin e ngjarjes si dhe po sekuestron çdo provë që lidhet me këtë ngjarje

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çmimet e librave të papërballueshme, flet eksperti
Del FOTO, kush është Kujtim Koxha, vrau 2 punonjësit e Bashkisë dhe plagosi 2 të tjerë »
Article Logic
Execution time: 0.0047140121459961
array(1) { ["section"]=> string(109) "thellohet-tragjedia-ne-mat-nderron-jete-punonjesi-tjeter-i-bashkise-2-te-vdekur-dhe-2-te-plagosur-emri-137447" }