Thënie të Nënë Terezës që njihen në të gjithë botën

Publikuar tek: kulture-art, më 17:55 15-03-2016 Thënie të Nënë Terezës që njihen në të gjithë botën

Nënë Tereza, e nderuar me çmim Nobel për Paqe në vitin 1979, e Lume më 2003, ka shumë për t’u mësuar njerëzve e sidomos kombit ku lindi, atij shqiptar. Papa Francesko ka firmosur sot dekretin e shenjtërimit të Nënë Terezës, që do të mbahet në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan dhe Nënë tereza do të jetë shenjtore më 4 shtator të këtij viti.

Nuk pati shkruar kurrë mësime, por mësoi me shembull konkrete, megjithatë, thëniet e saj njihen në të gjithë botën. Ja disa prej tyre që is jell Radio Vatikani:

- Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe.

- Ngaqë nuk mund ta shohim Krishtin, nuk mund ta shprehim dashurinë tonë për Të, por fqinjët i shohim gjithmonë, prandaj mund të bëjmë për ta çfarë do të donim ta bënim për Krishtin, nëse do ta shihnim.

- “Do të jem shenjte” do të thotë ta zhvesh vetveten nga çdo gjë që s’është e Zotit; t’i shkul nga zemra të gjitha gjërat e kësaj bote; të jetoj në varfëri dhe mënjanim; të heq dorë nga dëshirat, prirjet, tekat, idhujt e mi e ta bëj vetveten, me dëshirë, skllave të vullnetit të Zotit.

- Mos i prisni kryetarët. Bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin.

- Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtet pa fund.

- Nganjëherë, ne mendojmë se varfëri do të thotë vetëm të jesh i uritur, i zhveshur e pa shtëpi. Varfëria e të qenit i padëshiruar, i padashur, pa njeri që të kujdeset për ty, kjo është varfëria më e madhe. Ne duhet të fillojmë nga shtëpitë tona për t’i dhënë fund kësaj lloj varfërie.

- Vuajtja është dhuratë e madhe e Zotit.

- Të gjithë e provojmë në jetë dhimbjen, vetminë. Duhet të kemi guxim e t’i njohim kur vijnë. Të varfërit mund t’i keni edhe në familjen tuaj. Gjejini. Duajini.

- Duhet të flasim më pak. Një vend për t’u lutur nuk është vend për thashetheme.

- Në Perëndim ka vetmi, të cilën unë e quaj “gërbula e Perëndimit”. Në shumë mënyra, kjo është më keq se ajo e të varfërve tanë në Kalkutë.

- Të varfërit na japin shumë më tepër nga sa u japim ne atyre. Ata janë kaq të fortë, jetojnë çdo ditë pa ushqim e nuk mallkojnë kurrë, nuk ankohen. S’kemi nevojë të tregojmë mëshirë apo simpati për ta. Kemi kaq shumë për të mësuar prej tyre.

- Unë nuk lutem për sukses. Kërkoj plotësinë e fesë.

- Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sot 140 vjetori i lindjes së Faik Konicës, dhe çfarë ka shkruar ai për shqiptarët
‘’Monument kulture në qendër të Durrësit, por tubacioni e shëmton’’, restauruesi Stamati sjell shqetësimin »
Article Logic
Execution time: 0.038522005081177
array(1) { ["section"]=> string(57) "thenie-te-nene-terezes-qe-njihen-ne-te-gjithe-boten-35170" }