Theresa May: “Liri maksimale e tregtisë” brenda tregut të përbashkët evropian

Publikuar tek: bota, më 17:58 05-10-2016 Theresa May: “Liri maksimale e tregtisë” brenda tregut të përbashkët evropian

Kryeministrja britanike, Theresa May u shpreh sot se dëshironte të garantonte sipërmarrjet  për një “liri maksimale të tregtisë duke qënë sa më efektivë për të përmbushur misionin e tyre brenda tregut të përbashkët” evropian, gjatë fjalimit të saj përmbyllës në kongresin e partisë konservatore në Birmingham.

May pohoi se dëshironte që sipërmarrjet evropiane mund të përfitonin në të njëjtën mënyrë, me një akses më lehtësues në tregun britanik.

Ajo sqaroi gjithashtu se Britania e Madhe nuk do të largohej nga BE-ja për të humbur sërish kontrollin e imigracionit”. Këto dy çështje janë kryesisht në kundërshtim me Brukselin, që përjashton qëndrimin e Britanisë së Madhe brenda tregut të përbashkët nëse I jep fund lëvizjes së lirë së punëtorëve me BE-në.

Tre ditë më parë, May deklaroi në kongres në Birmingham (qendër të Britanisë së Madhe) se dëshironte të aktivizonte nenin 50 të Traktatit Evropian të Lizbonës përpara fundit të marsit të ardhshëm, duke I hapur rrugën daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja në fillim të 2019.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030976057052612
array(1) { ["section"]=> string(80) "theresa-may-liri-maksimale-e-tregtise-brenda-tregut-te-perbashket-evropian-55184" }